Gjiknuri: Cili vend ka lista të hapura e koalicione?! Murrizi: Në tetor çoj në 'Kushtetuese' Kodin Zgjedhor sipas PS!

TIRANË- "Ndodh një tërmet i madh politik, ndryshoi  Kushtetuta, kështu që jemi të detyruar të ndryshojmë Kodin"!  Kështu e argumentoi Damian Gjiknuri propozimin e PS për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore gjatë shqyrtimit të propozimeve në Komisionin e Ligjeve.

Duke marrë si shembull Bashën dhe Kryemadhin, përfaqësuesi i mazhorancës shpjegoi pse sipas tij, është e pamundur  të ruhen koalicionet parazgjedhore me lista të hapura.

"Për shembull, Lulzim Basha numri 1 në Tiranë, Monika Kryemadhi numri dy dhe treshin ja lemë Shpëtim Idrizit. Unë po tregoj si do jenë listat e opozitës sipas mendimit tim! Si e mendoj unë listën po të isha Lulzim Basha, po s'jam. Elektorali është i qartë, edhe numri 2 edhe numri 5 është i qartë i LSI-së! Pra nëse zgjidhet, Monika atje thotë është mandati i LSI-së. Numri 5 zgjidhet Brahimllari, pra ata janë të qartë dhe formojnë grupin e tyre parlamentar“, tha Gjiknrui.

Por për Myslim Murrizin, marrëveshja e 5 qershorit nuk është as bibël dhe as Kuran. Nëse votohet drafti i PS, pa marrë në konsideratë propozimet e opozitës në Kuvend, deputeti Murrizi paralajmëroi se do ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. " Nëse kaloni këtë draft do ta çojmë në Kushtetuese. Edhe Verr Llapa të jetë gjykatës e hedh poshtë", tha Murrizi.

Nga gjithë debatet e krijuar për çështjen e listave dhe koalicioneve, Ralf Gjonit i duket sikur është njëherë në serialin "Games Of Thrones" dhe njëherë në filmat e Rackapurit, sipas së cilit të trija partitë e mëdha po luftojnë për fronin, por "janë bashkë në këtë valle".

Përveç pragut zgjedhor, për të cilin mazhoranca duket se është gati të negociojë me opozitën në Kuvend, duket se një tjetër pikë që palët do dakordësohen është dhe numërimi i votave. “Jam marrë e kam shqyrtuar Kodin Zgjedhor. Shoh disa propozime në kohë dhe në adresimet e tyre.Mendoj se duhet një tekst i integruar.  Më duket e drejtë po ashtu që numërimi i votave të bëhet nga njerëz apolitikë”, tha Xhafaj.

Të gjitha propozimet e bëra për ndryshimet në Kodin zgjedhor u miratuan  këtë të hënë nga Komisioni i Ligjeve ndërsa të martën pritet shqyrtimi nen për nen. Dy nismat e propozuara nga Grupi Demokrat dhe PS do të bashkohen në një të vetme dhe do diskutohen për të bërë ndryshimet të cilat pritet të miratohen në 1tetor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:03
Miratohen në parim propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor! Drafti i Murrizit dhe i PS do bashkohen në një!

1601284377_Screenshot2.jpg

Miratohen në parim propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nesër diskutohen nen për nen. Dy nismat e propozuara nga Grupi Demokrat dhe PS do të bashkohen në një të vetme dhe do diskutohen nesër.

Ora 12:45
Hapja e listave/ Murrizi: Nëse i pari i partisë mes 0 vota dhe i treti me 10 mijë kush e merr mandatin? Ja si përgjigjet Gjiknuri

Për të kujtuar më thjeshtë hapjen e listave që PS-ja propozon, deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi i ka bërë një pyetje Damian Gjiknurit.

Murrizi: Nëse i pari i partisë mes 0 vota dhe i treti me 10 mijë kush e merr mandatin?

Gjiknuri: E merr lista e partisë, ai që është i pari i partisë.

Ora 12:33
Hajdari kundër bashkimit në një draft të vetëm: Opozita parlamentare kërkon hapjen 100% të listave, jo si PS! Konflikt interesi

Për deputeten e opozitës së re, Rudina Hajdari drafti i opozitës së re nuk duhet të bashkohet në një me atë të mazhorancës, kjo sepse sipas saj, kanë konflikt interesi.

"E di që janë disa propozime t ndryshme që kanë ardhur në kohë të ndryshme, por emëruesi i përbashkët janë listat e hapura. Ka një konflikt mes dy propozimeve, opozita parlamentare kërkon hapjen 100% t listave me votë parapëlqyese dhe të prevalojë në llogaritjen e mandateve, ndërkohë që propozimi i PS bie në konflikt me këtë ide. Nuk janë lista të hapura, dhanë  dhe shembuj që bien ndesh me prarimin e listave t hapura dhe ndryshimeve kushtetuese, duhet të gjejmë një lloj mekanizmi se e shikoj të pamundur një tekst të përbashkët", tha Hajdari.

Ora 12:32
Murrizi: Nëse votohet drafti i PS-së, do ta çoj në Gjykatën Kushtetuese! (VIDEO)

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslym Murrizi gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve u shpreh se nëse drafti i PS do të kalohet për votim në Kuvend, ai do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

"Prisja nga deputeti i PS që ka propozuar draftin të na jepte ndonjë detaj teknik. Këtë propagandë e kemi pasur prej muajsh. 5 qershori nuk është as Bibël e as Kuran. Kur kërkon të shkelësh Kushtetutën është shumë e rëndë. Ti je jurist por duhet të mbrosh vijën e partisë tënde. Tani je në siklet. Nëse kaloni këtë draft do ta çojmë në Kushtetuese. Edhe Verr Llapa të jetë gjykatës e hedh poshtë. Gjiknuri ti me zero vota ke ardhur në parlament pasi ke marrë votat nga PS. Ajo kërkoni të bëni si lojë që një subjekt të marrë 1000 vota ndërkohë ai tjetri duhet të marrë 12 mijë vota për ta kaluar kjo është tallje. Atë që kemi vendosur së bashku nuk mund të ndryshohet me asnjë lloj mënyre. Ti e di mirë që ajo është antikushtetuese. Unë do kandidoj i pavarur fare me prag natyral. Nuk më ndalon dot. Dhe merre draftin dhe fute andej nga ka dalë. Më lejoni mua të garojë me lista të hapura. Si përfaqësues i PS kthehu me këmbë në tokë ashtu siç e do Kushtetuta" - tha Murrizi.

Ora 12:21
'E dini që unë e kam qejf këtë fjalë'/ Gjiknuri: Ndodhi një tërmet politik dhe u ndryshua Kushtetuta, hajt të ndryshojmë Kodin (VIDEO)

Tërmet politik e ka quajtur përfaqësuesi i mazhorancës ndryshime Kushtetuese, por kjo ka shkaktuar reagime në sallë, Më pas Gjiknuri ka korrigjuar veten, duke e quajtur atë "lëvizje tektonike politike”

"Ndodhi një tërmet i madh politik, ndryshoi Kushtetuta, kështu që jemi të detyruar të ndryshojmë Kodin. Ndodhi një tërmet politik që prishi një traditë se kanë qejf fjalën tërmet prandaj e them unë. Unë e thashë për provokim. Fjala tërmet ka dimensione të shumta. Ndodhi një lëvizje tektonike politike”, tha ai.

Përmendja e fjalës “tërmet” nga Gjiknuri shkaktoi të qeshura e reagime në sallën e parlamentit. Kjo, pasi në përgjimet e BILD, ku flitej për zgjedhjet në Dibër, ishte kjo fjalë që dëgjohej të thuhej nga ana e Damian Gjiknurit.

Ora 12:20
Gjiknuri: Si e mendoj unë listën po të isha Lulzim Basha, po s'jam...reagime në sallë (VIDEO)

Gjatë fjalës së tij, teksa prezantonte draftin e PS-së, Gjiknuri është ndalur të shpjegoj edhe pse sipas tij është e pamundur që të ruhen koalicionet parazgjedhore me lista të hapura. Këtë po e jepte me një shembull, se si opozita mund të bënte renditjen që të shkonin në një listë të përbashkët me aleatët.

"Kush janë përfitimet e mija si parti për t’u futur në koalicion?! Formulimi që kemi bërë, thuhet se partitë kanë përcaktuar që në marrëveshje se cilët numra në listë do t’i përkasin kujto partie.

Për shembull, Lulzim Basha numri 1 në Tiranë, Monika Kryemadhi numri dy dhe treshin ja lemë Shpëtim Idrizit. Unë po tregoj si do jenë listat e opozitës sipas mendimit tim! Si e mendoj unë listën po të isha Lulzim Basha, po s'jam.

Elektorali është i qartë, edhe numri 2 edhe numri 5 është i qartë i LSI-së! Pra nëse zgjidhet, Monika atje thotë është mandati i LSI-së. Numri 5 zgjidhet Brahimllari, pra ata janë të qartë dhe formojnë grupin e tyre parlamentar“, tha Gjiknuri. 

Ora 12:11
Gjiknuri-opozitës: Më gjeni një vend që ka lista të hapura dhe koalicionet siç ka qenë! Pse i hapëm listat me kusht (VIDEO)

Përfaqësuesi i Mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjknuri ka shpjeguar me detaje propozimin e PS-së për hapjen e listave si dhe i ka dhënë një përgjigje opozitës së bashkuarse përse nuk mund të mbahet formula e koalicioneve ashtu siç ka qenë në ligjin e vjetër.

“I kemi duart e lidhura për të mos prishur marrëveshjen e 5 qershorit, të negociuar nga faktorë që na interesojmë që të t’i kemi pranë, të paktën të shkohet te minimumi i mosdakordësisë.

Praktika nuk e ndalon lirinë  e konkurrimit të përbashkët të disa forcave zgjedhore është lejohet që të krijojnë aleanca. Sistemi i kaluar kishte mbyllur lista dhe kishte hapur partitë, por kjo krijon pabarazi se po të kemi edhe lista të hapura dhe parti të hapur krijohet një deformim të vullnetit të zgjedhësve, se vota i shkon një koalicioni i një partie më të madhe dhe krijon deformim dhe kjo është arsyeja se përse asnjë vend i hapësirës së OSBE-ODIHR që të sjellë një moment të një vendi një model propocional rajonal me lista të hapura ose të mbyllura që ka formulimin e koalicionit siç e kemi ne.

Asnjë vend nuk e ka. Në 2008 qe një formulë politike e pagjetur kurrkund për që i interesonte forcave politike në atë kohë për të krijuar koalicion, por nuk ishte sipas standardeve.

Ndodhi një tërmet i madh politik, ndryshoi Kushtetuta, kështu që jemi të detyruar të ndryshojmë Kodin. Ku janë përfitimet e mia si parti për t’u futur në koalicion, lind problemi si do matet pesha, si do marrë fondet publike dhe formulimi që kemi bërë që partitë përcaktojnë se cilat numra në listat e tyre do i përkasë secilës parti.

Nuk ka asnjë impakt sa i përket financimit apo përfaqësimit. Dhe nga kjo pikëpamje nuk ka asnjë problem koalicioni. Çështja e pragut, edhe kjo është një propozim që në fillim ishte 5%, pastaj u vendos që të përcaktoheshin nga ligjvënësit. 3% quhet një prag normal, i ulët. Në vendet e tjera shkon 4-5%. Kjo reflekton situatën e sotme, u nisëm nga një premisë që të marrësh një përfaqësim duhet të demonstrosh që ke një numër votash.

Kjo është diçka që duhet të diskutohet dhe jemi të hapur të negociojmë. E para, zgjedhësi voton me 2 mundësi, listën shumë emërore që i jep votën partisë dhe emrin që preferon nga lista e kandidatëve e dhe mbi bazë të këtyre ndërtohet sistemi. Hapja e listave do të thotë mundësia që i jepet zgjedhësit me votë parapëlqyese për të zgjedhur.

Hapja e listave pse bëhet me këtë mekanizëm që ne përcaktim velën mesatare të mandatit. Partitë politik konkurrojnë me ekip, dhe zgjedhësit kur shohin ekipin thonë “mua më pëlqejnë Manja dhe Vasilika” pse duhet t’i vë kryqin një njeriu dhe duhet t’i heq shanset një tjetri.

Ai vihet para një vështirësie dhe kjo ka dalë nga eksperience. Nëse nuk vendosim kriter dhe prag a mundemi që të sigurojmë një deputet të denjë. Zgjedhësit voton më shumë për partinë, jo për emra. 70% të votave shkojnë për ekipin jo për emra. Po marr rastin e Vlorës PS ka 66 mijë vota, i pëlqen Damiani dhe X, 6-7 mijë vota shkojnë për emra, pjesa tjetër shkon për partinë, ca do thoni ju se do zgjidhet deputet me 300 vota. Me pak fjalë propozimi jonë është me model perëndimor. Një individ kalon votat mesatare të një mandati siguron mandatit", tha Gjiknuri. 

Ora 11:33
Hapja e listave/ Gjoni: PD-PS-LSI si 'Game of Thrones', po luftojnë për interesat e tyre! Draftet e minutave të fundit për të tallur Arqilenë ose Xhamile (VIDEO)

Deputeti i opozitës së re Ralf Gjoni ka shprehur pakënaqësitë se përse propozimi i tij që është bërë që në muajin janar nuk është diskutuar në Komisionin e ngritur për Reformën Zgjedhore, Zhgënjimin e ka me Rudina Hajdarin dhe Damian Gjiknurin, si dy bashkëkryetar të këtij komisioni, por për këtë e ka një shpjegim. Sipas, Gjonit kjo është bërë me qëllim që të merret parasysh vetëm ajo që do të jetë në Këshillin politik  ku do të vendosin vetë për fatin e tyre partitë e mëdha.

"Unë kam një mesazh për Hadarin dhe Gjiknurin, besoj se kanë një përgjigje të përbashkët pse nisma e deputetit nuk u trajtua të paktën një herë të vetme për t'u diskutuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Kjo tregon që ka ndoshta që ka një qëllim nga forcat e mëdha për të diskutuar vetëm ato të Këshillit Politik, për marrëveshjen e 5 qershorit që nuk bën gjë tjetër veçse ruan sistemin e vjetër. Jam shumë i zhgënjyer nga Hajdari dhe Gjiknuri, pavarësisht miqësive. S'duhet të kalonte fët e fët, por të diskutohej në Komision.

Propozim është i fisshëm. Sistem proporcional kombëtar me lista partiake të hapura, votuesit të zgjedhë deri në 5 kandidat, barazia të rritet ë Kuvend dhe propozohet krijimi i një zone zgjedhore duke shkrirë 12 qarqet në një zonë zgjedhore për ta kthyer sistemin në atë kombëtar. Synohet ndryshimi i financimit të fushatave zgjedhore dhe marrja e masave për vjedhjen e votës. Ky propozim si i Murrizit dhe i të tjerëve lidhet dhe me element të sigurisë kombëtare. Jemi si "Game Of Thrones", "Lufta e fronteve", Jemi përballë një dimri të acart e komike, politik, shoqëror për shkak të COVID-it. Në SHBA qytetarët po armatosen për zgjedhjet. Duhet kuptuar pse 3 partitë e mëdha kanë bërë çfarë është e mundur të të bllokuar zhbërjen e masakrës së 2008. Se ju keni hall se dimri do iu prek të tjerëve, inati popullor i njerëzve do jetë i frikshëm dhe ju do përballeni dhe me popullin ndaj hallin e keni të përbashkët dhe masat po i merrni bashkë që askush të mos reagojë në mënyrë të dhunshme ndaj zullumeve tuaja. Prandaj keni refuzuar që ky propozim të trajtohet në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Propozimet e fundit me tallë Arqilenë dhe Xhamilet. Më kujton filmat e Rackapurit me vallet me gajde e me fyell në unison të plotë dhe sot ju jeni në unison me ata që janë jashtë. Mos e ktheni Kodin Zgjedhor në Kushtetutën e vjetër që e ndryshuam në korrik, nuk bëhet fjalë për fatet individuale, por të mendojmë për fatet e këtij vendi, Do ju lutesha nëse ka mundësi, që propozimet tona në amendament, por edhe elementët e tjerë që unë kam propozuar, iu inkurajoj që ta merrni parasysh që të qetësohet situata shoqërore që unë e parashikoj që do të jetë eksplozive dhe asnjë ambasador i huaj nuk do e kontrolloj dot inatin", tha Gjoni.  

Ora 11:31
Propozimi i PS për hapjen e listave/ Murrizi: Sondazh, jo draft! Nëse doni 1/3 e listës të mbyllur mbajeni, por mos na hyni ne në hak (VIDEO)

Në emër të deputetëve të opozitës së re, Muslim Murrizi ka prezantuar draftin e propozuar për hapjen e listave. Ai e ka  quajtur atë të mazhorancës, si një sondazh jo si draft duke thënë se është i gatshëm të firmosë çdo propozim që hap listat 100%.

"Pas datës 30 korrik, propozimi jonë në 1 janar kishte të bënte me sistemin zgjedhor ku kërkonim lista të hapura kombëtar. Ndryshimet e Kushtetutës ishin me lista të hapura jo më pak se 2/3 kështu që propozimi ynë në 14 janar nuk ka gjetur rrugë në ndryshimet kushtetuese në 30 korrik. Parimisht do të doja që në emër të 11 deputetëve i qëndroj propozimit të fundit, 4 nene kemi kërkuar që të ndryshohet në frymën e plotë të ndryshimeve Kushtetuese, nuk kërkojmë që të kushtëzojmë asnjë parti, por nuk pranojnë të na kushtëzojë asnjë parti përveç asaj hapësire që na jep kushtetuta. përshëndes të gjitha propozimet që është në sinkron e propozimeve të 11 kolegëve propozues. Për të hapur listat 100% do t'i vihesha në dispozicion të gjithave propozimeve, çdo parti që nuk ka përfaqësues politik në parlament, duhet të mbledhë 20 mijë firma që ta sjellë në parlament. Të gjejmë një konsenus që të mos tallemi me listat dhe as qytetarëve. Varianti i PS nuk është votim i 25 prillit, por një formë sondazhi, ju thoni që listat i kemi të hapura por nuk i respektojmë votat e qytetarëve për shpërndarjen e mandateve. Unë kërkoj që atë që kemi rënë dakord së bashku me 106 vota në këtë sallë t respektojmë. mos më pengoni çfarë më jep të drejtë kushtetuta dhe as nuk e bëj këtë. Nëse doni 1/3 e listën së mbyllur ruajeni, por mos më pengoni mua që të gjitha subjektet të garojnë me lista jo më pak të mbyllura si 100% të hapura. Nëse ju jeni në këtë linjë e bëjmë së bashku dhe hyjmë në një garë të ndershme që në këtë sallë të vijnë deputet që i zgjedh populli.  Ne kërkojmë që numërimi të jetë me administratë jo politik, nuk është e tepër që të gjendjen 1008 votues që të vijnë nga arsimi, noter, nuk besoj se është e vështirë për t'i gjetur. Nuk na tremb pragu, por nëse ne 10% një subjekt politik i takojnë 14 mandate, ku do i gjeni me mandatet. Prag kombëtar me sistem rajonal nuk mund të ketë. Prandaj idealja do të ishte që të ishte prag natyral. As nuk iu hyjmë në hak e as mos na hyni", tha Murrizi.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tifi: 28/09/2020 20:00

    Amore Gjiknur kete drejte qe kemare penge ti dhe shum si ti fatet e ketij vendi.Po te kishte vertet drejtesi ne kete vend ti dhe shum si ti bandit e vjedhes se votes lire te popullit dote kushe perfunduar ne hale te gomerve.Ti pon moral si nje njeri i pafyre e pamoral.Populli me 25 prill dote shikosh kudot perfundojsh o iuruar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja