Deputeti i PD-së Aldo Bumçi, i ftuar sot në Report Tv, komentoi propozimin më të fundit të Komisionit Evropian, i cili ka rekomanduar që bashkimi Evropian të nisë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.
Sipas Bumçit për një gjë të tillë nuk ka ndonjë meritë qeveria dhe politikani i djathtë theksoi se Shqipëria nuk ka bërë ndonjë progres për ta merituar çeljen e negociatave, por një gjë e tillë vjen si pasojë e një vendimi politik të Brukselit për ta rikthyer vëmendjen nga Ballkani Perëndimor.
Bumçi: Negociatat, Vendim politik i Brukselit
KE ka një qëndrim për hapjen e negociatave. Ne jemi pro si opozitë. Deri sa është pro hapjes, KE s’mund të bëjë një raport të zi. KE ka bërë një raport që i përputhet propozimit. Ne jemi pro hapjes, por a do të thotë kjo që Shqipëria ka bërë progres? Jo nuk ka bërë. Është një vendim politik, që vjen pasi BE kaloi një periudhë pauze, një krize të trefishtë, me refugjatët dhe partitë ekstreme. BE ishte detyruar që ta largonte vëmendjen nga Ballkani Perëndimor. Tashmë kemi një situatë shumë më të mirë në Evropë. Gjermania dhe Franca kanë qeveri me baza të gjëra, pro evropiane. Kriza ekonomike është tejkaluar. Kjo ka bërë që Evropa t’i rikthejë vëmendjen Ballkanit. Ky është një lajm i mirë, sepse sjell më shumë motivim, preison dhe kontroll. Është kulaçi dhe kërbaçi. BE i ka deklaruar një kalendar konkret për anëtarësim në 2025 Serbisë dhe Malit të Zi.
Si thoni ju ti japësh Serbisë që bëri luftërat në Ballkan dhe mos t’i japësh asgjë Shqipërisë? Pra bëhet një propozim për çeljen e negociatave edhe për ne. Por kjo nuk është certifikatë që qeveria ka bërë punët e saj.
S’mund të shkojmë në BE dhe të themi që s’ka krim e drogë
Nëse ne shkojmë në BE dhe themi se te ne s’ka drogë dhe krim ata do qeshin me ne, sepse e dinë shumë mirë që ka.
Kujt t’i themi ne që s’ka probleme?
Hetimi për Sajmir Tahirin a nisi nga Italia? Kjo nuk i bën mirë askujt. Nuk ka Evropë me krim dhe me drogë që ka kapur politikën e vendit.
Reforma në drejtësi po zbatohet në shkelje të Kushtetutës
Cila reformë në drejtësi është zbatuar për Prokurorinë Shqiptare? Këshilli i Prokurorisë u pengua për shkak të anëtarit të shoqërisë civile. Dhe SPAK-u do zgjidhej me 84 vota nga parlamenti, as kjo nuk ka ndodhur. Kemi një reformë në letër që e votuam 2 vite më parë dhe sot ajo nuk po zbatohet. Këto janë hapa prapa. Zgjedhja me 69 vota e Prokurores së Përgjithshme është kapje e Prokurorisë, këtë e tha edhe Freedom House. Kushtetuta e Shqipërisë dhe reforma në drejtësi janë shkelur. Prokurorja është zgjedhur politikisht dhe pa vetting. Pas zgjedhjes së saj, dëshmitari i vetëm i Sajmir Tahirit u ekstradua në shkelje të ligjeve shqiptare.
Sot kemi vetëm një vullnet të mirë të Brukselit, që dëshiron të na përfshijë në këtë vëmendje evropiane.
PD ka punuar kundër negociatave?
Ju kujtoj rastin Griselda, kur Edi Rama, Erion Veliaj dhe Dimir Bushati e çuan në Parlamentin Evropian, një çështje të sajuar. Më 2013, në qarkun e Fierit u bllokuan negociatat.
Sot e vetmja forcë pro-evropiane jemi ne, se ndryshe këtu qeveria ka kapur vendin nga krimi dhe droga.
Prej marazit Bumçi ka deklaruar hapur prirjet e tij seksuale. Antarsohet ne LGBT.
PërgjigjuO aldo bumçi o n***e publike nuk kthehesh më kur ti në pushtet o idjot i ler. Kush do të kthej ty në pushtet lul shal ngjitmi apo kryekrimineli salhe apo do vish ti me flamurin pa bisht e me çunin idjot të farri pallës apo grita k*** .
PërgjigjuIdhulli im eshte Zeus edhe Kastrabeu !
Lucifer nuk qeke mire me duket. Keto 20 ca vite vetem kur ka qen idhulli yt ne pushtet jan vra njerezit
Ma mire keta hajdutet se sa ju enveristet, tradhtare edhe vrasesh duart me gjake qe nga 44.. po ik tutje ..mos fol e shkruaj me.. ke quan drejtesi ti burgosjet e njerezeve te pafajshem ..
O ‘TUNXH’-BUMÇI, PO EDHE NË SE HAPJA E NEGOCIATAVE ËSHTË “NJË VENDIM POLITIK I BE-së” ... A NUK ËSHTË GJITHSESI NJË PROGRES SHUMË I MADH SHQIPËRINË ‘E GJORË’ ?! ?! ?! ?! ...
Mos tu gjent emri Vrassi i Gerdecit o bajga e derrave te Lezhes Grkj grij sallate se nuk ke ka e luan b***en do gjykohesh per cka i ke bere kti vendi
PërgjigjuIk ore bajg.Rrac e keqe.Sa tok more ne Lezh o hajdut.Me prit ta bosh ti Vendin fuuuuundi Botes.
Përgjigju