Hapja e negociatave/ Mesi: Prioritet është stabiliteti, Konomi: Pakënaqësitë nuk kanë ndikuar, nuk ka regres

Nga studio e Report TV me gazetarin, nënkryetarja e Komisionit të Integrimit Senida Mesi dhe gazetarja Esiona Konomi folën lidhur me Samitin e Berlinit dhe procesin e hapjes së negociatave për vendin tonë.

Mesi tha se komisioni ka shprehur vlerësime pozitive lidhur me zhvillimet e ndodhura në Shqipëri dhe se prioritet i tij është stabiliteti dhe jo zgjerimi.

"Ne duhet të kuptojmë të gjitha dinamikat nëse Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë dhe përgjigja nga komisioni që bën vlerësimin është pozitive. Hahn është shprehur se gjatë kohës së tij nuk do ketë politika zgjerimi por politika për stabilitetin. Sot mirëkuptoj shumë të gjitha procesin që kanë shoqëruar vendimarrjen politike", u shpreh Mesi.

Ndërsa gazetarja e Report TV Esiona Konomi deklaroi se lidhur me zhvillimet e ndodhura në Samit nuk kanë ndikuar pakënaqësitë lidhur me vendin tonë pasi në këtë aspekt nuk ka asnjë regres.

"Kemi dy linja me të cilat punohet për hapjen e negociatave. Hapja e negociatave nuk ka asnjë kosto, pasi ne përmirësohemi bashkë me to. Kishim një pritshmëri shumë të lartë se diccka e madhe mund të dilte aty. Merkel takoi Ramën dhe Zaev sepse Shqipëria dhe Maqedonia sepse presin një vendim për hapjen e negociatave. Por ajo që u tha qartë nga Merkel dhe Macron ishte se nuk po flasim për zgjerim të BE por së pari për stabilitet.

Në këtë aspekt jemi brenda pritshmërive. Ndërkohë qeveria shqiptare nuk e mësoi tani që shkoi në Berlin se kemi një shtyrje të vendimit për hapjen e negociatave. Pakqënaqësitë me vendin tonë nuk kanë influencuar sepse referenca politike teknike është dhënë, e kemi marrë para dy vitesh dhe nuk ka ndonjë regres në këtë aspekt. Përkundrazi, reforma në drejtësi ka qenë inkurajuese", u shpreh gazetarja Esiona Konomi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar