Ministri i Jashtëm gjerman: Të hapen negociatat me kusht për Shqipërinë, ka bërë progres
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko është shprehur pro hapjes së negociatave për Shqipërinë. Ai ka folur edhe për pasojat që mund të sjellë vonesa e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass ka komentuar çështjet e zgjerimit të Bashkimit Europian. Në një editorial në “Atlantic Council”, ai shkruan se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk integrohen në BE atëherë do të ketë pasoja fatale.
Ministri gjerman ka komentuar dhe progresin që ka bërë Shqipëria në rrugën e saj për t’u integruar në Bashkimin Europian. Sipas Mass, vendi ynë është duke shënuar hapa progresi në çështjen e Reformës në Drejtësi.
Ai shprehet se është pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
“Natyrisht, pranimi në BE është i kushtëzuar dhe vendet aspirantë duhet që të përmbushin kritere të përcaktuara qartë. Kjo nuk është vënë kurrë në dyshim. Fokusi është në demokracinë liberale dhe në një shtet funksional të bazuar në sundimin e ligjit. Disa vende kanë bërë përparim të mirë në këto fusha. Një shembull është ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, e cila në të ardhmen do të quhet Republika e Maqedonisë Veriore. Shqipëria ka bërë gjithashtu përparim të dukshëm duke kryer reforma ambicioze në drejtësi. Kjo është arsyeja pse unë shprehimisht mbështes hapjen e kushtëzuar të bisedimeve të pranimit me këto dy vende”.
Heiko Mass, ministër i Jashtëm i Gjermanisë
Deklarata e ministrit të Jashtëm gjerman vjen në një kohë kur 3 vende të Bashkimit Europian, janë shprehur skeptike për hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Franca, Holanda dhe Gjermania janë shprehur se Shqipëria duhet të bëjë ende progres në forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Në 28 qershor pritet të bëhet publik vendimi i vendeve anëtare të BE-së për Shqipërinë pas rekomandimit të Komisionit Europian për çeljen e negociatave.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.4%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2265
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Reagimet për betimin e Trump/ Begaj: Krenohemi për aleancën me SHBA! Ambasadori shqiptar: Të forcojmë partneritetin
20 Janar, 19:30
-
Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve
17 Janar, 14:31
-
Kryeministri Rama lancon rubrikën ‘Çkemi ndonjë të re...?!’: Drejt Romës për ‘Giro d’Italia’, do na ndjekin 800 milionë shikues, ngjitje drejt 2030-ës në BE (VIDEO)
13 Janar, 15:39
-
Rama mesazh publik: Berisha, katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje e familjarëve! Im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur (FJALIMI I PLOTE)
12 Janar, 11:04
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Telashe të reja për linjën Shqipëri-Maqedoni e Veriut/ Pezullohet ndërtimi, qeveria e Shkupit ndërpret kontratën me Energoinvest
10 Janar, 15:42
-
Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët
10 Janar, 14:22
-
(Vetë) Vrasja e elitave
9 Janar, 11:56
-
‘U luftua korrupsioni!’ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit! Do identifikohen kufizimet që pengojnë rritjen ekonomike
8 Janar, 16:39
-
Kreshnik Spahiu: Çdo 1 janar udhëtoja Tiranë-Durrës dhe s’kalonte asnjë veturë në 36 kilometra rrugë
4 Janar, 17:49
-
Shqiptarët nuk i besojnë njëri-tjetrit, më shumë se çdo vend në Rajon, as shtetit
1 Janar, 15:15