Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, insiston se pas përshkallëzimit të protestës në Tiranë qëndron Sali Berisha. Për të mbështetur këtë akuzë, ai ka publikuar në rrjetet sociale disa mesazhe, të cilat tregojnë sipas tij se si  funksionari i Partisë Demokratike, Aurel Bylykbashi, u bën thirrje sipërmarrjeve të ndërpresin punën në fabrika e të marrin pjesë në 'revolucion'. 

“Kudo është Saliu. Shikojeni edhe tek grupet e komunikimit të sipërmarrjeve private, funksionari i partisë së Saliut, Aurel Bylykbashi, bën thirrje për ndërprerje të punës në fabrika”, shkruan Balla.

Në një tjetër postim, kreu i grupit socialist reagoi edhe për dëmtimin e një tabele përkujtimore gjatë protestës, duke ironizuar protestuesit e maskuar.

“O çuna kjo është tabelë në përkujtim të viktimave të regjimit komunist për ‘bombën tek Ambasada sovjetike’. Nuk ka asnjë faj tabela, se mos jua ka dhënë Saliu adresën gabim?”, shkruan ai.


Lajmi kryesor:

Reagimet për protestën/ PS akuza PD-së, Balla: Balliu organizoi zjarrin tek Ministria e Arsimit! Gogu: Dhuna nuk është zgjidhja! Peleshi: Në rrugën drejt BE-së na duhet dialog