Hapja e negociatave/ Presidenti bullgar konfirmon veton pas rizgjedhjes: Asnjë lëshim për Shkupin! E pëson edhe Tirana! Vjen 'ultimatumi' i parë nga SHBA dhe Gjermania

Hapja e negociatave/ Presidenti bullgar konfirmon veton pas rizgjedhjes: Asnjë lëshim për Shkupin! E pëson edhe Tirana! Vjen 'ultimatumi' i parë nga SHBA dhe Gjermania

Presidenti bullgar Rumen Radev

"Qeveria e re nuk duhet të bëjë lëshime nga pozitat nacionale posaçërisht kur bëhet fjalë për identitetin dhe historinë bullgare dhe të drejtat e bashkatdhetarët tanë prapa kufirit", kështu ka deklaruar presidenti bullgar Rumen Radev pas rizgjedhjes, duke konfirmuar edhe një herë veton që po mban peng zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Këtë deklaratë Radev e bëri pas fitores në zgjedhjet presidenciale, ku fitoi mandatin e dytë.

Pas kësaj ka reaguar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i cili shkruan në Facebook se kishte biseduar me Radev dhe se kishin rënë dakord që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut "do të vazhdojnë përmes dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë të kërkojnë zgjidhje në emër të një të ardhmeje të përbashkët evropiane".

Bullgaria e shikon si të parakohshme fillimin e bisedimeve të pranimit të Maqedonisë Veriore me Bashkimin Europian, duke penalizuar kështu edhe Tiranën për shkak se integrimi i dy vendeve është parashikuar në bllok.

E teksa vendet anëtare të BE kanë dhënë konsensusin e tyre për zhvillimin e Konferencës së parë Ndërqeveritare, shpresat ishin përqendruar pikërisht te ndryshimi i kursit të politikës në Bullgari, gjë e cila duket se nuk ka ndodhur.

Të njëjtën gjë e konfirmoi më parë edhe partia "Ne vazhdojmë ndryshimin" që doli e para në zgjedhjet e para në Bullgari më 14 nëntor dhe pritet të formojë qeverinë e re në koalicion me tre parti të tjera. Kreu i kësaj partie, Daniel Lohrer tha se nuk pritet që Bullgaria të heqë veton për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut, duke mbajtur peng kështu edhe Shqipërinë.

Presidenti bullgar Rumen Radev ka fituar një mandat të dytë me një epërsi të thellë, ndërsa votuesit në vendin më të varfër të Bashkimit Evropian mbështetën mesazhin e tij të fortë kundër korrupsionit. 58 vjeçari Radev kryesoi ndaj kundërshtarit të tij Anastas Gerdzhikov me rreth 65 % të votave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:08
Pas SHBA-së edhe Gjermania presion Bullgarisë: Hiq veton për Shkupin dhe Tiranën

Nesër do të zhvillohet në Bruksel, mbledhja e Këshillit për çështje të përgjithshme të BE-së, ku mes tjerash do të bisedohet edhe për zgjerimin. Ministri gjerman Michael Roth i ka kërkuar Bullgarisë që të heqë veton për Maqedoninë e Veriut dhe rrjedhimisht do të zgjidhte ngërçin edhe për Shqipërinë.

“Në temën e zgjerimit të BE-së bëhet fjalë për besueshmërinë e BE-së në Ballkanin Perëndimor. Në dritën e zgjedhjeve të mbajtura në Bullgari, tani është shumë me rëndësi që udhëheqësi bullgare të përmbushë obligimin evropian dhe të hapë rrugën për konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë dhe Shqipërinë”, ka deklaruar Roth.

Ora 13:54
Ultimatumi që vjen nga Uashingtoni për Bullgarinë: Hiqni veton për Maqedoninë e Veriut për negociatat

Teksa në deklaratën e parë të bërë fill pasi u rizgjodh president i Bullgarisë, Rumen Radev konfirmoi edhe njëherë qëndrimin që nuk duhet të ketë asnjë lëshim ndaj Maqedonisë, gjë që penalizon edhe Tiranën për negociatat, ka ardhur një ultimatum nga Uashingtoni.

2 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan përmes një letre kërkojnë që Bullgaria duhet të zgjidhë përfundimisht mosmarrëveshjen me Maqedoninë e Veriut në mënyrë që Shkupi të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit.

Në letrën e republikanëve William Keating dhe Claudia Tenny që i kanë dërguar ambasadorit bullgar në Uashington thuhet se pranimi i të dy vendeve është kritik për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor” thuhej në letër.

“Tre vendet e Ballkanit, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore, janë anëtarësuar me sukses në NATO. Për këto arsye, anëtarët e Kongresit në të dy anët e sallës kanë shprehur mbështetjen e tyre të fortë për integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, vijon letra.

Ora 08:38
Zoran Zaev bisedë telefonike me Presidentin e rizgjedhur të Bullgarisë: Do vijojmë dialogun për gjetjen e një zgjidhje mbi veton për integrimin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e sapo zgjedhur të Bullgarisë, Rumen Radev.

Zaev tha se është dakordësuar me Radev për të vazhduar dialogun mes dy vendeve për gjetjen e një zgjidhje mbi veton e vendosur në procesin e integrimit në BE.

“Ramë dakord që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë nëpërmjet dialogut dhe kuptimit të ndërsjellë të gjejnë zgjidhje në emër të ardhmërisë së përbashkët evropiane”, shkruan Zaev.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Presidenti: 22/11/2021 10:47

    Ky presidenti i bullgarise te hetohet nga BE-ja,se trafikantet bullgare kane perfituar mijera euro duke bere shtetas bullgare gollobordesit nga Shqiperia,qe jane historikisht shqiptar,llumin e mori e hapi neper europe e Angli, tani do te aneksoj dhe tokat shqiptare? Ka frike se po u fut Shqiperia ne BE nuk do tu hyj ne pune me pashaporta bullgare,atehere do dali se sa "bullgare" ka ne Shqiperi,se edhe ne Maqedonine e Veriut ka shume me rrenje shqiptare qe jane vetdeklaruar bullgare,per nje cope leter bullgare. Ky eshte genicid kunder dy shteteve,HAP NEGOCIATAT EUROPE SHQIPERISE E MAQEDONISE VERIUT TE BEHET DREJTESI,n.q.se pretendoni se jeni per drejtesi,jo te fitoj mafia bullgare euro dhe si pasoje levizje kufish .

    Përgjigju
  • tred: 22/11/2021 09:56

    mrapa bullgareve jan francezet gjermanet hollandezet daneze, me pak llafe e gjithe europa, por perdorin bullgarine, kush na do ne, edhe mir e kan, ne jemi rraca me e marume ne bot, cohu enver hoxha jipi drejtim vendit

    Përgjigju
    • Vlora: 22/11/2021 14:15

      Kthehu nga ana tjeter dhe vazhdo gjumin..

    • Tiran: 22/11/2021 14:09

      O kafshe po prej atij qelbesires qe kerkon me ngrit nga varri je ne kete dite halli o mjeran.

  • Erti: 22/11/2021 09:51

    Bullgaria vazhdon te mbaje ne sirtar endrren shoviniste per te gllaberuar Maqedonine. E kane fiksim ta marrin dhe per kete i bejne presion duke i bllokur negociatat. USA duhet te nderhyje urgjentisht se po digjet dhe Shqiperia nga keta bastarde aziatike

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 22/11/2021 09:11

    O Artan e di ti se presidenti bullgar luan me dy porta nga njera ane me NATO-n dhe BE-ne dhe nga ana tjeter me mikun e tij te perjetshem Putinin i cili ka edhe ai planet e tija per hegjemoni ne Ballkan

    Përgjigju
  • Artani: 22/11/2021 08:53

    Po ca bejne keta bullgaret keshtu. Duhet qe dikush tu terheqe veshin se smund te djegin endrenn e 2 popujve vetem pse duan te aneksojne Maqedonine. Bullgaret mesa duket jetojne akoma ne shekullin e 19

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë