Hapja e Rrugës së Arbrit, Braçe: Fjala e dhënë e mbajtur! Nxit ekonominë e Dibrës, për bujqësinë, blegotrinë e turizmin

Hapja e Rrugës së Arbrit, Braçe: Fjala e dhënë e mbajtur! Nxit ekonominë e Dibrës, për bujqësinë, blegotrinë e turizmin

Pamje nga Ura e Vashës

Hapja e Rrugës së Arbrit, e cila do të shkurtojë me rreth 1 orë distancën mes Dibrës dhe kryeqytetit ishte një vepër publike e shumë pritur nga qytetarët. Deputeti socialist Erion Braçe thotë se nga 54 km të kontraktuara, u hapën 48 kilometra, ndërkohë që shton se ky premtim është mbajtur tashmë nga qeveria. Për Braçen, hapje e rrugës së Arbrit do të jetë një potencial i jashtëzakonshëm për ekonominë e Dibrës, për bujqësinë, blegtorale, turistike, një treg thuajse natyral vetëm dy orë larg prej Tiranës e Durrësit. Braçe vlerëson për punimet kompaninë kontraktore shqiptare e cila ka ndërtuar rrugën, ku thotë se me ndërtimin e kësaj vepre, kompanitë shqiptare meritojnë besim dhe garë të drejtë për kontrata të mëdha në këtë vend.

Rruga e Arbrit dite nate!

Fjale e dhene, fjale e mbajtur!

48 kilometra te 54 kilometrave te kontraktuara, u hapen sot!

Deri ne prill 2022 gjithcka do kete mbaruar dhe do i jepet qytetareve, ekonomise kombetare.

Nuk eshte thjesht nje rruge;

Duket qarte qe eshte inxhinieri, ekonomi, liri, bukuri!

Kur ndertimi i kesaj rruge po arrin ne fund, dua ti them disa fjale;

E para, ishte vendim i drejte e shpetues, heqja dore nga nje borxh i madh kinez, detyrime plus prej tij, per ndertimin e kesaj rruge;

E dyta, ishte vendim i drejte e i suksesshem, ndertimi dhe mirembajtja e kesaj rruge permes partneritetit publik privat; eshte rasti kur nje instrument i tille ekonomik perdoret ne permbushje te nje interesi publik, ne sherbim te nje shumice qytetaresh e jo ne favor te nje kontraktori;

E treta, kompanite shqiptare jane rritur e maturuar per te ndertuar e mirembajtur vepra te medha infrastrukturore; GJOKA CONSTRUCTION deshmoi se nje kompani shqiptare mundet, ka burimet njerezore, profesionale, inxhinierike, teknologjike, per te ndertuar nje veper te tille, dy ura ne lartesi mbi 155 metra, kater tunele ne radhe;

Tregu eshte i hapur doemos, por kompanite shqiptare meritojne besim dhe gare te drejte per kontrata te medha ne kete vend e jo vetem;

E pesta, tani duhet te fitojme sfiden pertej rruges, ti japim Dibres permes saj ekonomine qe meriton, bujqesore, blegtorale, turistike, nje treg thuajse natyral vetem dy ore larg prej Tiranes, Durresit etj.

Deri ketu, nje bravo ministres @belindaballuku dhe njerezve qe ajo drejton per ti shkuar vepres deri ne fund.

Kompanise Gjoka gjithashtu nje bravo; theu gjithe paragjykimin mbi nje kompani shqiptare per te cuar deri ne fund nje veper te tille.

Tani EKONOMINE e rruges sa me pare!’- shkruan Braçe.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja