Italia nuk e ka diskutuar fitoren në ndeshjen hapëse të Europianit, pasi ka mposhtur me rezultatin 3-0 Turqinë e Gunesh. Në Olimpico, stadiumin e Romës, që ishte i mbushur me rreth 14 mijë tifozë, pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura. Gjatë pjesës së parë kanë qenë 3 raste të dyshimta që skuadra italiane i ka kontestuar pasi lojtarët turq kanë prekur topin me dorë, por për gjyqtarin kanë qenë të rregullt dhe loja ka vijuar, pavarësisht se për tifozët u cilësua si volejboll dhe jo futboll.
Në pjesën e dytë për shkak të një devijimi mbrojtësi i Turqisë Demiral shënoi autogol në minutën e 53, duke kaluar Italinë në avantazh.
Epërsia i dha zemër skuadrës ‘axurre’ që falë Immobile-s në minutën e 66 dyfishoi rezultatin.
Goli i dytë demoralizoi Turqinë, që lëshoi shumë terren në fushën e lojës. Për shkak edhe të një gabimi të portierit të besuarit e Mancini-t arritën të realizonin edhe golin e tretë me Insigne-n, i cili vulosi edhe shifrat përfundimtare të takimit.
'Euro 2020' hapi dyert për tifozët dhe 24 skuadrat e Evropës me një ceremoni spektakolare, plot ngjyra dhe emocione. Për evenimentin e shtyrë për një vit për shkak të pandemisë solli një pritje mjaft origjinale të tifozëve pas kaq shumë kohësh sërish në stadiume. Ishin dy ikonat e futbollist kryeqytetas, Françesko Toti dhe Alesandro Nesta, respektivisht ish-kapitenët e Romës dhe Lacios. Dy kampionët e botës udhëhoqën turmën dhe ndoqën një trajektore të një topi futbolli që dy kampionët e botës në vitin 2006 lëshuan në qiell së bashku me 14-16 mijë spektatorët.
Në të njëjtën kohë mbi kokat e tyre dhe mbi qiellin e stadiumit “Olimpico” kaluan me shpejtësi dhe me lëvizje akrobatike “Shigjetat Trengjyrëshe”, skuadra ushtarake e forcave ajrore, e cila ngjyrosi qiellin me flamurin italian.
Ndërkohë, në fushën e lojës nuk munguan kurrsesi dhe banda muzikore e Policisë së Shtetit italian, me uniformën historike, të cilët teksa luajtën notat e tyre, panë në të njëjtën kohë edhe ngritjen në qiell të 24 topave gjigantë, në të cilët është simboli i çdo kombëtareje pjesëmarrëse në “Euro 2020”.
Prezent ishte edhe Andrea Boçelit, i cili këndoi arien e Turandotit, “Askush të mos flejë”, ndërsa 24 topat gjigantë krijuan një top të vetëm, si simbol për shpitin e bashkuar të “Euro 2020”, gjatë kësaj periudhe ende të vështirë për botën, përpara se në qiell të shpërthenin edhe fishekzjarrë shumëngjyrësh, mbi çatinë e stadiumit “Olimpico”.
Në kampionatin europian të futbollit do të përballen 24 skuadra finaliste, turne që do të zgjasë plot një muaj dhe finalja e madhe do të luhet në datën 11 korrik në stadiumin legjendar të Anglisë Wembli. Për herë të parë do të kthehen edhe tifozët në stadiume, vendim që mori UEFA. Sonte në shkallët e Olimpikos do të jenë 14 mijë spektatorë që kanë kaluar COVID , janë vaksinura ose kanë një test negativ COVID.
“Tirana Fan Zone” në sheshin “Skënderbej” ka bërë bashkë mbrëmjen e sotme jo vetëm dashamirësit shqiptarë të futbollit, por njëkohësisht edhe turqit dhe italianët e shumtë që jetojnë në vendit tonë për të ndjekur përballjen Itali-Turqi.
Në një prej tavolinave ishte dhe kryebashkiaku Erion Veliaj bashkë me ambasadorin Italian në vendin tonë Fabrizio Bucci dhe zv. Ambasadoren turke në Shqipëri Orkide Deniz Akyamaç.
Duke folur për mediat, Veliaj theksoi se pas pandemisë, Tirana i është rikthyer jetës, ndërkohë që gjithnjë e më shumë po kthehet në një qytet kozmopolitan.
“Për mua është shumë e rëndësishme që qyteti është hapur, që Tirana po feston, që është kthyer normaliteti, që vëllezërit turq dhe vëllezërit italian i kemi të gjithë bashkë. Tirana është një shtëpi sot e mbi 144 kombësive. Dhe fakti që në Tiranë ka italianë, ka turq, ka afrikanë, ka nga Amerika Latine, ka nga Azia, do të thotë që qyteti po bëhet vend kozmopolitan dhe fakti që ka një vëllazëri është një lajm i mire”, theksoi Veliaj.
Nëpërmjet një ekrani gjigand të vendosur në qendër të sheshit “Skënderbej”, i cili ka marrë pamjen e tapetit të blertë, por edhe në shoqërinë e aktiviteteve të ndryshme, qytetarët do mund të shijojnë 30 ditët e Kampionatit Evropian në një atmosferë fantastike.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ‘Tirana Fun Zone’, ku është krijuar një hapësirë e dedikuar Kampionatit Europian 2020.
Një numër i madh tifozësh janë mbledhur në shesh për të parë ndeshjen Itali-Tuqi nëpërmjet një ekrani gjigand.
Në minutën e 79 gol Italia shënon golin e tretë përmes lojtarit Lorenzo Insigne
Në minutën e 66 Çiro Imobile ka shënuar golin e dytë për Italinë duke vendosur rezultani 2-0 kundrejt Turqisë.
Pak minuta pasi ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Turqi-Itali, është shënuar edhe autogoli i parë. Në minutën e 53 Demiral i Turqisë shkakton një autogol duke i dhënë kështu rezultatin 1-0 për Italinë
Kampionati Europian ka nisur ndeshjen e parë Itali-Turqi. Pas ceremonisë spektakolare, një tjetër detaj është zgjedh nga grupi organizator i UEFA-s. Këtë vit, arbtri merr topin nëpërmjet një makine.
Ndeshja Itali-Turqi ka startuar Euro 2020 në stadiumin “Olimpico” në Romë. Ndersha e nisur në orën 21:00 pas një ceremonie hapje madhështore është mbyllur barazim pa gola në pjesën e parë.
Ekipi turk ishte në pozicion më mbrojtës në 45 minutat e para, duke pastruar topin nga zona e tyre e rreptësisë, ndërsa Italia nga ana tjetër ishte më këmbëngulëse, në kërkim të një goli.
Në këtë sfidë, nuk kanë munguar edhe rastet për shënim goli, por nuk ka ndodhur duke mbyllur 45 minutat e para të ndeshjes pa të tilla.
Me fat fitoj Italia, nuk beri ndonje loj te shkqlyer. Me ekipe me te forta do ket problem. Gjithesesi suksese ne vazhdim.
Përgjigjumeqe turqit u rrahen ,nga nervat do mbyllin spitalin e fierit edhe kryeministri do ngelet me gisht ne goj
Përgjigju