Hapje të negociatave në qershor? Kryemadhi: Shqipërisë i shtohet edhe një kusht

Në qershor, Shqipëria pret hapjen e negociatave, por kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk është optimiste se do të ndodhë një gjë të tillë. Ajo thotë se Shqipërisë do i shtohet edhe një kusht. "Ata nesër kur të hetojnë se paratë e tyre që janë vjedhur në Shqipëri, do të mbajnë përgjegjësi edhe fëmijët e shqiptarëve. Një gabim që bën një ambasador këtu, kostoja është e shqiptarëve. Sipas Ramës dhe Flekenshtain ne i kemi hapur negociatat. Hahn thotë prapë do e bëjmë rekomandimin, se është i detyruar, por do të shtojnë edhe ca kushte të tjera, azilkërkuesit. Hahn pas datës 23 maj nuk është më dhe cilat do të jenë raportet që do të ketë KE-ja? Ministri holandez i futi një kërbaç Shqipërisë" tha ajo.


Lajmi kryesor:

Kryemadhi: Pakti arrihet me lëvizjen e Ramës, kandidatët i zgjedhim me PD-në, ambasadorët injorantë mos fusin hundët


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave