Ne Tiranë ekspozita 'I Veggenti', ambasadori italian Buci: Kapitull i ri i bashkëpunimit ndërkulturor mes Italisë e Shqipërisë

Në një vilë të vjetër në rrugën “Ibrahim Rugova” platforma e Artit Bashkëkohor “Harabel” në bashkëpunim me ambasadën italiane në Tiranë u çel ekspozita “I VEGGENTI” (ivexhenti) të artistëve Patrick Tuttofuoco dhe Andrea Anastasio që do të qëndrojë e çelur deri më 15 shtator.

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Buçi falënderoi kuratorët e ekspozitës; Davide Quadrio dhe Ajola Xoxa, si dhe krijuesit e Arthub dhe koordinatoren Francesca Bonomo të shoqatës Capo d'Arte.  Buçi tha kjo ekspozitë shënjon një kapitull të ri në marrëdhënien kulturore mes Italisë dhe Shqipërisë.

"Kjo ekspozitë nis një bashkëpunim të ri në artin bashkëkohor midis dy vendeve tona. Është një rrugëtim zbulimi dhe krijimtarie i dy artistëve të mëdhenj italianë. Veprat e tyre, jam i sigurt se do të ndihmojnë për të forcuar vlerën e artit publik në Tiranë dhe për të paraqitur në një mënyrë të re lidhjen midis historisë, mitologjisë dhe bashkëkohësisë shqiptare”, Fabrizio Buçi, ambasadori i Italisë në Shqipëri

 “Ardhja nga Italia dhe takimi e dy artistëve me një përvojë të pasur dhe vepra shumëdimonesionale sjell në këtë anë të detit Adriatik një përvojë mbresëlënëse, që shërben si një zbulim për çeljen e një rruge afatgjatë të kërkimit dhe bashkëpunimit mes dy vendeve", ka thënë Davide Quadrio, kurator i ekspozitës.

Dy artistët italianë Patrick Tuttofuoco dhe Andrea Anastasio, kane ekspozuar kërkimit e tyre komplekse mes arkitekturës, hapësirës relacionale dhe historisë, që refelektojnë mbi kulturën dhe historinë e ndërlikuar të Shqipërisë.

 “Të gjitha veprat karakterizohen prej nënkuptimesh filozofike dhe shpesh kanë një natyrë performuese duke përdorur materialin dhe arketipet e fshehura, e duke krijuar përherë truke vizuale të reja që sjellin efekte emocionale komplekse”, shprehet artisti Andrea Anastasio.

Në katin e sipërm të vilës gjenden punime që pasqyrojnë drejtpërdrejt kërkimet e përbashkëta të artistëve mbi historinë dhe kulturën shqiptare.  Pjesë e ekspozitës është edhe një grup polifonik i Gjirokastrës këndon këngë tradicionale shqiptare.  

Si një projekt ndërkulturor, ekspozita 'I VEGGENTI' vjen para publikut shqiptar provokuese dhe ironike, në një shtëpi të nomenklaturës komuniste të para ’90-s me idenë e ndërhyrjes së bashkëkohores përmes dy instalimeve të artit publik, duke qëndruar si një moment historik në marrëdhëniet midis dy vendeve Itali-Shqipëri.

K.T./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Po tentonin të kalonin me gomone nga Franca në Angli, mbyten tre emigrantë

Po tentonin të kalonin me gomone nga Franca në Angli, mbyten tre emigrantë