'Harabeli blu' fluturoi mbi bazën iraniane në Irak, ministri i Jashtëm: Nëse Izraeli hakmerret, do të përgjigjemi

'Harabeli blu' fluturoi mbi bazën iraniane në Irak, ministri i Jashtëm: Nëse Izraeli hakmerret, do të përgjigjemi

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, i tha medias amerikane NBC News se Teherani po heton incidentin, por nuk ka tregues se ishte i lidhur me Izraelin.

Por paralajmëroi se Irani do t’i kundërpërgjigjet çdo sulmi në nivel maksimal.

‘Nëse Izraeli hakmerret, atëherë ne do të përgjigjemi. Por nëse jo, ne kemi përfunduar punën’, tha kryediplomati iranian.

Baza ushtarake pro-Iran, në Irak u bombardua me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Shtetet e Bashkuara nxituan të thonë se Tel-Avivi nuk ishte i përfshirë në sulm.

Sipas zyrtarëve të cituar nga mediat amerikane, në zonë ishte lëshuar një raketë izraelite e quajtur ‘harabeli blu’.


Lajmi kryesor:

Irak, bombardohet baza ushtarake pro-Iran! Erdogan takohet me liderin e Hamasit në Turqi, Izraeli: Turp


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Kryepiskopi Anastas uron Pashkët: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza, të mposhtim hidhërimet me fuqinë e Ngjalljes

Kryepiskopi Anastas uron Pashkët: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza, të mposhtim hidhërimet me fuqinë e Ngjalljes