Shkolla Kombëtare e Fluturimit çeli sot dyert, duke shënuar një etapë të re në modernizimin e Forcës Ajrore Shqiptare dhe në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit sipas standardeve të NATO-s. Në ceremoni të pranishëm ishte kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi.
Kreu i qeverisë vlerësoi investimin si një hap të rëndësishëm në transformimin e Forcave të Armatosura dhe në krijimin e një qendre ekselence për përgatitjen dhe certifikimin e pilotëve dhe kontrollorëve të fluturimit. Gjatë fjalës së tij Rama tha se projekti u prit me humor e më pas vazhdoi me akuza për falimentim.
"U prit me humor si fillim, pastaj vazhdoi me akuza për falimentim dhe ja ku jemi sot shkolla kombëtare e fluturimit çel dyert e saj. KAYO ka marrë formë të plotë me një sërë partneritetesh. Sot forca jonë e armatosur është më e mirëpaguara në rajon dhe ambicia jonë është që në rrugën drejt BE, ata do të jetë në mesataren e forcave të NATOs- përsa i përket kontributit të shtetit të taksapaguesve për pagat e tyre.
Jem duke përjetuar një kapitull të ri në raportin e rinisë në forcat e armatosura. E kemi nisur me vështirësi për të afruar të rinjtë, por sot është më e vështirë të zgjedhësh mes kandidatitëve dhe kjo shkollë është një tjetër shembull. Kemi një numër të konsiderueshëm të interesuarish, ndërkohë që shkolla jonë kombëtare është e hapur dhe për të stërvitur e të cerftikuar, pilotët e rinj të vendeve t NATO-s në vendin tonë, duke nisur nga Kosova.
Ministri i Mbrojtjes është ngarkuar të kërkojë nga homologu në Kosovë nëse ka interes për të stërvitur këtu pilotët e ardhshëm. Kjo shkollë gëzon kredibiltietin e ekspertëve ndërkombëtare dhe patjetër në eksperiencën e njerzëve tanë të forcave ajrore. Na u desh të kalonim napër kalvarë me bllokime, me ngecje, dhe tani jemi gati edhe për të përballuar sfidën e përvitshme të sezoni të nxehtë ku betejat me zjarret është e pashangshme. Helikopterët e forcave tona janë në punë, ndërkohë po punohet për të shtuar kapacitete.
Me aktin e ri normativ, një numër tjetër helikopterësh do t'i jepen forcave dhe Shqipëria do të bëhet vendi ku kapaciteti qoftë luftarak qoftë për emergjenca civile, do të jetë ndër më të spikaturit e rajonit. Ky është njëri hap. Hapi tjetër është shkolla kombëtare e forcave speciale. Jemi në diskutime për të sjell këtu një nga eksperiencat botërore nga Izraeli. Shkolla do të jetë një shkollë e hapur dhe për të tjerë, do të mirëpresë kadetë nga vende aletate të rajonit”, tha Rama.
Lajm në përditësim…

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në ceremoninë e hapjes së Shkollës Kombëtare të Fluturimit në Bazën Ajrore të Rinasit, theksoi se ky është një hap i rëndësishëm në modernizimin e Forcës Ajrore dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.
“Sot shënojmë krijimin e një kapaciteti të ri strategjik për mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare, që lidhet me një nga elementët më të rëndësishëm të fuqisë sonë mbrojtëse: kapacitetet njerëzore. Dy helikopterët e rinj të trajnimit, të cilët i janë bashkuar kapaciteteve të Forcës Ajrore, do të shërbejnë si platforma moderne për formimin e pilotëve të ardhshëm. Ato do të krijojnë kushte që kursantët të zhvillojnë aftësitë e tyre në një mjedis trajnimi që u përgjigjet kërkesave të kohës”, tha Nufi
Nufi shtoi se investimet në infrastrukturë, teknologji dhe, mbi të gjitha, në burimet njerëzore, janë pjesë e një strategjie afatgjatë që synon ta bëjë Shqipërinë një aleate më të aftë dhe më të besueshme në kuadër të NATO-s.
“Kjo shkollë mishëron vizionin e qeverisë shqiptare për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse”, tha ai.
Komente









