Haradinaj,'Kundër padrejtësisë'
protesta në të gjithë Kosovën

Haradinaj,'Kundër padrejtësisë'<br />protesta në të gjithë Kosovën
Në Kosovë mbahet nje protestë gjithë popullore për lirimin e ish kryeministrit dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është ndalur nga policia franceze javën e shkuar, në bazë të një urdhër arresti të Serbisë të vitit 2014. 

Nën moton “Kundër fyerjes dhe padrejtësisë” protestat zhvillohen në qytetet si ,Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë, Ferizaj si dhe para ambasadës franceze në Shkup.

Protesta ka patur gjatë të gjithë kësaj jave jo vetëm në Kosovë por në të gjithë diasporën shqiptare në Francë, SHBA e jo vetëm,

Një ditë më parë Deputetët e Kuvendit të Kosovës pas 11 orë diskutimesh nuk kanë votuar rezolutat e propozuara, përmes së cilës do të kërkohej lirimi i kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinaj. 

AAK paraqiti rezolutën, e cila u mbështet nga partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovë. Rezoluta e dytë u paraqit nga partitë në pushtet, PDK dhe LDK. Por asnjëra nga këto rezoluta nuk arriti të marr votat e nevojshme.

Ndërsa këtë të enjte pritet të merret edhe vendimi për Haradinaj i cili është në paraburgim në Francë ndërsa Serbia ka dërguar kërkesën për ekstradim.
 
Redaksia online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ethet e Nilit', konfirmohet rasti i parë i virusit në Kosovë

'Ethet e Nilit', konfirmohet rasti i parë i virusit në Kosovë