Haradinaj e Berisha: Nënshtetësia
e drejtë e çdo bashkëkombasi

Haradinaj e Berisha: Nënshtetësia <br />e drejtë e çdo bashkëkombasi
TIRANE -  Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ndodhet sot në Tiranë me ftesë të kryeministrit Berisha. Pas takimit të realizuar mes tyre, gjatë një konference për shtyp, Berisha e Haradinaj thanë se ranë dakord që të dyja vendet, Kosovë e Shqipëri të sigurojnë një rrugëtim së bashku. Kryeministri theksoi deklaratën e tij të bërë publike edhe më parë “Të bashkohemi me njëri-tjetrin, të bashkohemi me Evropën.”

Lidhur me dhënien e nënshtetësisë shqiptare çdo shqiptari kudo që ndodhet, Kryeministri Berisha tha se kjo është një e drejtë e gjithkujt dhe e vërtetë historike e cila nuk duhet shmangur. Berisha tha se riprodhoi dekretin e korrikut të vitit 1992, dhe se reagimi i ardhur pas kësaj deklarate nuk duhej të ishte i këtyre përmasave. Nga ana e tij, Haradinaj vlerësoi këtë iniciativë duke e quajtur si të drejtë të çdo bashkëkombasi.

Duke iu referuar vizitës së Haradinaj në Tiranë pas vendimit të Gjykatës së Hagës për pafajësinë e tij lidhur me akuzat për krime lufte, Berisha e cilësoi vizitë historike në 100-vjetorin e pavarësisë, ndërsa akuzat ndaj ish-kryeministrit të Kosovës i cilësoi me motive politike.

BERISHA: TE BASHKOHEMI ME NJERI-TJETRIN
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, zhvilluar pas takimit që realizua, kryeministri Berisha dhe Haradinaj u shprehën se ranë dakord për të siguruar një rrugëtim të dyja vendet sëbashku, Kosovë e Shqipëri. Sipas kryeministrit Berisha “konsolidimi i mëtejshëm i Kosovës është jetik dhe përpjekja për bashkim kombëtar është ideali udhëheqës i shqiptarëve.”

“Diskutuam bashkëpunimin, ramë dakord që konsolidimi i mëtejshëm i kosovës është jetik, përpjekjet për bashkim kombëtar, është ideali udhëheqës i shqiptarëve kudo që ndodhen. Kemi bërë disa hapa seriozë por vullnetin e kemi. Të bashkohemi me njëri-tjetrin, të bashkohemi me Evropën”, tha Berisha gjatë fjalës së tij mbajtur në ambientet e Kryeministrisë.

Ndërkohë, me të njëjtin ton bashkëpunues e bashkimi mes dy vendeve foli edhe Haradinaj. “Është privilegj për mua me ardh në Shqipëri pas sfidave në të cilat kam rënë. Ne vimë këtu për të marrë më shumë energji dhe për të marrë më mirë motivet. Ne biseduam në mënyrë që të rrugëtojmë më mirë sëbashku dhe të arrijmë më shumë sëbashku, theksoi kreu i AAK-së.

SHTETESIA SHQIPTARE, BERISHA: E KAM THENE QE NE ‘92-shin
Deklarata e kryeministrit Berisha dhënë para disa ditësh se do t’i japë nënshtetësi shqiptare çdo shqiptari kudo që ndodhet, nuk ka kaluar pa vëmendjen e mediave. I pyetur nga gazetarët gjatë zhvillimit të konferencës mbi këtë fakt, Berisha tha se nuk ka thënë asgjë të re për të pasur një reagim të tillë nga media. Kryeministri theksoi se ka riprodhuar dekretin e tij në korrik të vitit 1992. Berisha tha se nuk duhet mohuar historia dhe kontributi që ka dhënë çdo shqiptar në të, ndaj bëri thirrje për t’i dhënë fund albanofobisë.

“Ka një kohezion të plotë dhe total, por e kemi një problem. Problemi është memorja e mediave. Sapo unë u deklarova për shtetësinë shqiptare të të gjtihë shqiptarëve kudo që janë, u përballa jo vetëm me reagimin e albanofobëve por edhe të mediave shqiptare. Do ju kujtoj, lexoni dekretin e ish kryeministrit Berisha të korrikut të vitit 1992. Unë kisha riprodhuar në deklaratë dekretin tim. Në atë kohë nuk kishte reagim, kurse tani kjo duket si një lloj habie. Kjo shqipëri në këtë shqiptëri janë aksionarë kudo që ndodhen. Historia nuk është për tu mohuar. Lexoni aktin e pavarësisë kush e ka firmosur. Këto janë të vërteta pozitive që nuk lëndojnë askënd”, tha në fjalën e tij Kryeministri.

SHTETESIA SHQIPTARE, HARADINAJ: E DREJTE E BASHKEKOMBASVE
Ish-kryeministri i Kosvës Haradinaj ka përkrahur idenë e kryeministrit Berisha për shtetësi shqiptare çdo shqiptari. Ai tha se kjo është një e drejtë dhe se mbetet në vullnetin e tyre për ta zbatuar apo jo.
“Është e drejtë e bashkëkombasve kudo që jetojnë që të mund të marrin shtetësi shqiptare. Atyre u jepet një e drejtë dhe është në vullnetin e tyre me e zbatu, për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të 1913-ës”, tha Haradinaj.

BERISHA: VIZITE HISTORIKE NE 100-VJETOR
Shefi i qeverisë e quajti vizitën e Haradinaj, historike po aq sa edhe vendimi i Gjykatës së Hagës e cila i dha pafajësinë ish-kryeministrit kosovar lidhur me akuzat për krime lufte.

“Kjo vizitë e zotit Ramush në Shqipëri është një ngjarje shumë e rëndësishme në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Një ngjarje e veçantë për të gjithë shqiptarët, sepse Ramush Haradinaj si komandant i Luftës Çlirimtare të Kosovës ka luajtur një rol themelor në lirinë e shqiptarëve dhe lirinë kombëtare. Liria kombëtare është vendosur vetëm me çlirimin e Kosovës. Pas çlirimit të Kosovës, Haradinaj u angazhua me një përkushtim të jashtëzakonshëm për rindërtimin e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë, të lirive dhe të drejtave të minoriteteve”, u shpreh kryeministri.

BERISHA: AKUZAT NDAJ HARADINAJ, POLITIKE
Kryeministri Berisha theksoi edhe gjatë kësaj konference, besimin në pafajësinë e Haradinaj, ndërsa i cilësoi akuzat ndaj tij me motiv politik. Por nga ana tjetër, shefi i qeverisë vlerësoi vendimin e gjykatës së Hagës dhe funskionin e saj të pandikuar nga politika.
“Nuk kam pas as dyshimin më të vogël se ato motive ishin politike. Motive të një përpjekjeje absurde në të cilën kërkohej të barazohej agresori me viktimën, pushtuesi me luftëtarët e lirisë. Haradinaj i bëri shqiptarët të mbanin kokën lartë. Ju përgjigj gjykatës duke lënë detyrën dhe duke u paraqitur për hetim. Shpreh nderim për këtë gjykatë e cila nuk pranoi ndikimet dhe interferencat politike të gatuara prap perderve dhe skutave të diplomacisë, apo sektorëve të tjerë. Shpalli dy herë me radhë pafajësinë e plotë, si të paqena akuzat absurde për të cilat zoti Haradinaj u detyrua të paraqitej para kësaj Gjykate”, tha Kryeministri.

VIZITA
Kjo është vizita e parë zyrtare në Shqipëri, pas lirimit nga Gjykata e Hagës duke u shpallur i pafajshëm për krime lufte, më datë 29 nëntor. Haradinaj shoqërohet nga një delegacion i gjerë, si dhe me nënkryetarët dhe udhëheqësit e tjerë të AAK-së. Vizita e Harajdinajt është organizuar sipas një protokolli shtetëror. Gjatë qëndrimit në Tiranë Haradinaj do të takojë kryeministrin Sali Berisha, Presidentin, Bujar Nishani dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Ish-kryeministri i Kosovës do të mbajë edhe një fjalim përpara deputetëve të Parlamentit shqiptar.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja..com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë