Ramush Haradinaj ka deklaruar për agjencinë e lajmeve Reuters, se pret që të bëhet kryeministër.
Ai ka konfirmuar në këtë intervistë se brenda disa ditëve do të nisë bisedimet me kryeministrin Hashim Thaçi që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, partia opozitare që ai e drejton, t’i bashkohet qeverisë.
“Qëllimi im është që të marrë përgjegjësi primare për vendin, të marrë përgjegjësi qeverisjeje dhe mundësi për të punuar në ndryshimin e situatës në vend”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj është shprehur se është i gatshëm ta takojë Daçiçin, ish zëdhënësin gjuhë-mprehtë të Milosheviçit, gjatë kohës së rënies së përgjakshme të Jugosllavisë dhe ndërhyrjes brutale në Kosovë, gjatë së cilës u dëbuan një milionë shqiptarë.“E marr përgjegjësinë për ta qeverisur vendin.
“Që nga ajo ditë, unë marr edhe të gjitha përgjegjësitë që i takojnë pushtetit ekzekutiv”, ka shtuar ai.
Reuters shkruan për spekulimet në mediat e Kosovës, se Thaçi do ta braktisë postin e kryeministrit në këmbim të atij të presidentit, një post që më shumë është ceremonial, por që do t’ia bënte atij të mundur konsolidimin dhe marrjen e mbështetjes.
Duke komentuar bisedimet mes Kosovës e Serbisë nën ndërmjetësimin e BE-së, në Bruksel, Reuters shkruan se zëvendësimi eventual i Thaçit nga ana e Hardinajt në tryezën e bisedimeve, mund ta largojë Daçiçin nga bisedimet.
(j.d/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com