Haradinaj: Kemi politikanë
prokurorë e gjyqtarë të korruptuar

Haradinaj: Kemi politikanë<br />prokurorë e gjyqtarë të korruptuar<br>
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë në RTV21 teksa ka folur për sistemin e drejtësisë pohoi faktin se në Kosovë ka politikanë, prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar. Haradinaj tha se duhet t’i pastrojmë disa gjëra dhe se nuk është e lejuar që në Kosovë të mbyllen vendime gjyqësore të vitit 2012/13 të cilat janë nisur edhe më herët.

Kryeministri mes të tjerash theksoi se nuk është normale që një proces gjyqësor në vend të zgjatë 10 vjet dhe se duhet diku t’i këpusin këto punë. “Në parimi jam shumë i thjeshtë ose kemi për t’i këputur ose po e këpusim vetën po shkojmë në shtëpi krejt edhe unë edhe ju edhe secili”, tha Haradinaj.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike

Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike