Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, theksoi sot pas takimit të bllokut VLAN me partitë e minoritetit, se askush nga pakicat nuk do të shkojë në zgjedhje.
Sipas gazetës Ekspress, në një prononcim për mediat, Hardinaj tha se "gjatë takimit diskutuam për zvarritjen e procesit të formimit të institucioneve, ndërsa morëm konfirmimin e pakicave se ata do ta përkrahin palën që e ka shumicën".
Haradinaj nënvizoi se "do të kërkojmë nga Presidentja Jahjaga që të kërkojë sqarim për pikën 127 nga Gjykata Kushtetuese, mirëpo nuk e përjashtojmë mundësinë që këtë ta bëjë edhe vetë blloku".
Ndërsa kreu Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Mahir Yagc?lar, tha se "zhvilluam një takim konsultativ, për të diskutuar për mënyrën se si mund të dalim nga bllokada, kështu që kemi konstatuar se zgjedhjet nuk janë opsion i favorshëm për vendin".
Sipas tij, nuk është çështja se dikush po pengon, por problemi qëndron në atë se duhen sqaruar të drejtat ligjore. Yagcilar vlerëson se do të ishte mirë që presidentja apo blloku t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje.
Blloku VLAN zhvilloi sot një takim me partitë minoritare në zyrat e grupit parlamentar të LDK-së. Sipas Express, në këtë takim nuk ishte i pranishëm kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj.
ATSH
/Shqiptarja.com