Haradinaj: Kosova nuk do e njohë pavarësinë e Katalonjës, jemi shumë ndryshe

Haradinaj: Kosova nuk do e njohë pavarësinë e Katalonjës, jemi shumë ndryshe

Ramush Haradinaj për ‘El Pais’

‘Kosova nuk mund të krahasohet me Katalonjën. Ne kurrë nuk do të njohim pavarësinë e Katalonjës’. Kështu i është përgjigjur kryeministri i Kosovës homologut të tij spanjoll, pas deklaratave të Mariano Rajoy që u shpreh se do të vendoste veto ndaj deklaratës evropiane ku përfshihej edhe Kosova, e cila pritet të nënshkruhet në Samitin që do mbahet më 17 maj në Sofje.

Veto e Rajoy është për të ardhur keq, sepse Kosova ka respekt të madh për Spanjën si një kombi dhe si një demokraci e konsoliduar. Ashtu si vendet e tjera që dolën nga shpërbërja e Jugosllavisë, jemi edhe ne. Shpresoj që një ditë Spanja do të na pranojë si një anëtare e familjes evropiane që jemi ne.

Nuk ka asnjë analogji të mundshme mes Kosovës dhe Katalonjës. Vendosja e kësaj ngjashmërie do të thotë shpërfillja e historisë ose interpretim i keq. Nuk mund të krahasohet dhuna nën regjimin e Milloshevicit me sundimin e ligjit spanjoll; duke e bërë atë është edhe ofenduese.Ka një ndryshim të thellë: Kemi luftuar mbi të gjitha për të drejtat themelore të njeriut. Nuk është rasti i Katalonjës

Ramush Haradinaj për ‘El Pais’.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë