Haradinaj mban fjalën në Kuvend:
S’ka e s’do ketë koalicion me PDK
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas seancës solemne të mbajtur për lirimin e tij, ka hedhur poshtë shkrimet e disa mediave të vendit se është arritur marrëveshje mes PDK-së dhe AAK-së për të qeverisur së bashku.
PRISHTINE - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas seancës solemne të mbajtur për lirimin e tij, ka hedhur poshtë shkrimet e disa mediave të vendit se është arritur marrëveshje mes PDK-së dhe AAK-së për të qeverisur së bashku. Haradinaj ka pohuar se partia e tij është e gatshme të marrë përgjegjësi sa i përket dialogut me Serbinë, por marrëveshje për koalicion nuk ka.
"Ne do ta ndihmojmë qeverinë në këtë aspekt, mirëpo konkrete nuk ka asgjë sa i përket koalicionit. Nëse ka diçka konkrete, kemi me e pas kënaqësinë me e njoftua opinionin dhe zhvillimet që munden me ndodh”, ka thënë Haradinaj.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe më pas ish-kryeministri Ramush Haradinaj, tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë ata që duan të çojnë Kosovën përpara.
“Ju siguroj se do të jem shumë i kujdesshëm që të punoj me të gjithë ju që të mundemi të krijojmë një kualitet shumë më të mirë në vendin tonë, në demokraci, funksionim të shtetit dhe në të gjitha temat që e preokupojnë qytetarin e vendit. Nuk do të jetë lehtë, ashtu siç nuk ka qenë as deri më tash, por ju kisha lutur që ta ndieni vetën më të fortë sepse e keni edhe një kolegë dhe do të punojmë së bashku... Unë do të punoj me çdo njeri të Kosovës për të sjell një kualitet të ri qeverisje, kualitet të ri në zhvillim të vendit. Kuptohet, këtë ne mund ta bëjmë vetëm nis rast se të gjithë ne i kushtohemi një kualiteti më të mirë në vendin tonë”, ka thënë Haradinaj.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në një takim të drejtuar nga Jakup Krasniqi, në të cilin merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka shqyrtuar kërkesën e Grupit Parlamentar të AAK-së për mbajtjen e një seance solemne me rastin e lirimit nga Gjykata e Hagës të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Krasniqi tha se me lirimin e Haradinajt u konfirmua lufta e drejtë dhe e pastër e UÇK-së.
Kryetari Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi shprehu bindjen se i pafajshëm do të shpallet edhe Fatmir Limaj me shokë, të arrestuar kohë me parë në Prishtinë. Në fjalën e tij para Kuvendit, Haradinaj premtoi se do punojë me forcat politike për të ardhmen e Kosovës.Ai theksoi se lirimi i tij dëshmoi dhe njëherë se lufta e popullit të Kosovës për çlirim ishte e drejtë.
Edhe presedentja e Kosovës Atifete Jahjaga zhvilloi një takim me ish-kryeministrin dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, të cilin e falenderoi për kontributin e dhënë për Kosovën.
(k.z/Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.5%
-
JO
48.6%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 2958
Lajme të tjera
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars, 22:29
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
FOTOT e rralla të çifteve që u martuan në një ditë me Zogun
24 Mars, 22:08
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24