Haradinaj, Mbrojtja: Eshte i
pafajshëm, akuza kërkoi 20 vjet

Haradinaj, Mbrojtja: Eshte i <br />pafajshëm, akuza kërkoi 20 vjet
Në Hagë po zhvillohen seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Në ditën e dytë të procesit gjyqësor (sot) avokatët mbrotjës kërkuan pafajësi ndaj Ramush Haradinajt e Ibrahim lahit dhe akuzuan prokurorinë e Gjykatës së Hagës se po keintepretenon dëshmitë e dëshmitarëve.

KERKOHET PAFAJESI
Avokati i Haradinajt paraqiti një listë të dëshmtirave të cilat sipas tij, janë paraqitur nga prokurori për të mashtruar gjykatën. “I nderuar gjykatës ju duhet të shikoni me kujdes konkluzionet përfundimtare të prokurorit sepse për fat të keq më duhet të them se në shumicën e rasteve nuk përputhen me dëshmitë. Në shumë raste ka kundërshti.”-deklaroi avokati mbrojtës Emerson .
Edhe avokati mbrojtës i Idriz Balës, Guy Smith sulmoi kredibilitetin e provave të paraqitura nga prokuroria. Ai i bëri thirrje gjykatës të shqyrtojë nëse dëshmitë e dëshmitarëve janë të besueshme.

PARAQITEN PROVAT E MBROJTJES
Seanca e sotme nisi me paraqitjen e dëshmive nga mbrojtja e Haradinajt, e cila është fokusuar në disa dëshmi të dëshmitarëve lidhur me veprimet e Haradinajt në fshatin Gllogjan ku ishte dhe shtabi i UÇK për Zonën e Dukagjinit si dhe Jabllanicë. Avokati mbrojtës i Haradinajt, Emerson, tregonte për luftë e UÇK dhe për komandantin Haradinaj që kishte fituar emër dhe respekt  të madh në atë zonë nëpërmes mbrojtjes dhe luftes se ndershme. 
“Siç ju thashë dje, zotëri Haradinajt ishte komandant i atyre që donin ta ndiqnin atë dhe donin ta quanin komandant dhe popullariteti i tij, mbështetjen dhe kauzën që e përfaqësonte. Ai varej nga emri i mirë që kishte dhe nga kjo shkallë mund të mendohet se keqtrajtimi i atyre që ishin të ndaluar dhe akuzat që ishin bazuar në torturat e personave që ishin të burgosur do të kishte efektin e kundërt të asaj që donte të arrinte zotëri Haradinaj me aq mundim për konsensusin e komunitetit për të marrë pjesë në një forcë vullnetare”, ka thënë avokati i Haradinajt.

PROKURORI: TE DENOHET 20 VJET
Haradinaj u kthye të premten në Gjykatën Ndërkombëtar për krime lufte në ish Jugosllavi, më shumë se një muaj, pasi Gjykata vendosi ta lirojë përkohësisht atë.
Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, por Gjykata vendosi për një rigjykim të pjesshëm, i cili filloi në korrik të vitit 2010. Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj akuzohen për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës. Prokurorët e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës kërkuan dje që Ramush Haradinaj, ish kryeministër i Kosovës, të dënohet së paku me 20 vjet burgim.
Mbrojtja ndërkaq ka kërkuar nga Tribunali, që kur ta shpallë zotin Haradinaj të pafajshëm në atë që njihet si rasti më i gjatë në historinë e këtij Tribunali, "të shpallë gjithashtu se ai është i pafajshëm jo vetëm pse prokuroria ka dështuar të provojë rastin, por se është i pafajshëm në kuptimin e plotë të fjalës". Avokati i Haradinajt, Ben Emerson tha se jo çdo hero lufte është edhe kriminel lufte.

NESER SEANCA PER LAH BRAHIMAJ
Nesër do të dëgjohen konkluzionet përfundimtare të avokatit mbrotjës të Brahimaj dhe më pas trupi gjykues do të tërhiqet për vendim. Pritet që vendimi të bëhet publik brenda 2 muajsh.
(sg/rg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)