Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim  përfaqësuesit e Ipeshkvisë së Kosovës, Shan Zefin dhe studiuesin e njohur të Nënë Terezës, Don Lush Gjergji.

Gjatë takimit me drejtuesin e qeverisë së Kosovës, përfaqësuesit e Ipeshkvisë i uruan  marrjen e përgjegjësive në krye të vendit, ndërsa vlerësuan lart vullnetin dhe energjinë e madhe që po dëshmon kryeministri në përmbushjen e axhendës në Republikën e Kosovës.

Kreu i qeverisë së vendit Ramush Haradinaj ka vlerësuar kontributin e dhënë nga Ipeshkvia  e Kosovës në të gjithë fazat e konsolidimit të  shtetit të kosovës para dhe pas luftës me anë të Shoqatës Bamirëse “Nënë Tereza”.

Së fundmi, zyrtarët e Ipeshkvisë falenderuan dhe i shprehen gatishmërinë Haradinajt se kjo shoqatë do të vijojë të japë kontribut të gjithanshëm në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave njerëzore në shtetin e Kosovës.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com