Haradinaj me Ruçin: Ndjenjë
vëllazërore dhe moment i veçantë

Haradinaj me Ruçin: Ndjenjë<br />vëllazërore dhe moment i veçantë<br>
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,  me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar për takimin me kreun e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçin, por dhe me Taulant Ballën , Edmond Spaho dhe Petrit Vasilin.

Haradinaj shkruan se  takimi ishte një moment i veçantë , ndërsa ka theksuar se  një bashkëpunim i përbashkët dhe shkëmbimi i përvojave , por dhe rrugëtimi drejt integrimit evropian janë përfitime shumëdimensionale dhe  me përfitime mes të dyja vendeve.

Statusi i plotë i Ramnush Haradinajt në Facebook:

Ndjenjë vëllazërore dhe moment i veçantë, takimi i sotëm me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Kënaqësi dhe nder i dyfishtë ishte edhe prania e shefave të tri partive parlamentare, Taulant Balla nga Partia Socialiste, Edmond Spaho nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Petrit Vasili nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, në çështjet që janë me rëndësi për rrugëtimin në integrimin evropian dhe në të gjitha aspektet tjera me rëndësi të përbashkët, janë të pazëvendësueshme dhe me përfitime shumëdimensionale për të dy vendet tona.

ruci ne kosove

(Pamje në takimin e Ramush Hradinajt me funksionarë të politikës shqiptare sot në Kosovë)

Redaksia Online
N.M.Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore