Haradinaj: Në 2013 unë Kryeministër
Thaçi mohon: Vazhdoj të jem

Haradinaj: Në 2013 unë Kryeministër<br />Thaçi mohon: Vazhdoj të jem
KOSOVE - Posti i kryeministrit në Prishtinë vazhdon të përplasë në deklarata kreun aktual të qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinajn. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve ‘Anadollya’ ka deklaruar se me PDK-në tashmë ka arritur marrëveshjen që në fillim të vitit 2013 të fillojë të kryejë funksionin e Kryeministrit të vendit.

Më tej në këtë intervistë Haradinaj është ndalur në qëndrimin që do të mbante ai si shef i ekzekutivit përsa i përket marrëdhënieve me Serbinë.

“Do të bëjë gjithçka për intensifikimin e punës më efikase në normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve fqinje, si dhe përbrenda vetë Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.

Ndërkaq krejt të kundërtën deklaron Kryeministri aktual Hashim Thaçi. “Unë vazhdoj të mbetem Kryeministër i Kosovës dhe ne do të vazhdojmë të kryejmë të gjitha detyrimet tona të marra nga besimi dhe kontrata që kemi me qytetarët e Kosovës”, deklaroi Thaçi në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Kryeministri aktual ka nënvizuar se Qeveria e Kosovës është jashtëzakonisht e qëndrueshme, mazhoranca është e fuqishme, ka një kredibilitet të fuqishëm edhe qytetar. Madje sipas Thaçit qeveria aktuale është ekipi me i mirë qeverisës në historinë politike të Kosovës.

Thaçi ka folur vetëm për takimet me Haradinajn, për bashkëpunim mes tyre, por ka mohuar që të fillim të vitit që vjen do t’i lërë vendin Haradinajt në krye të ekzekutivit kosovar.

Redaksia online
(eç/jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ