Haradinaj: Nishi në hartën e Kosovës
nëse Serbia s'na heq nga Kushtetuta

Haradinaj: Nishi në hartën e Kosovës<br />nëse Serbia s'na heq nga Kushtetuta
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i kërkon Serbisë të heqë Kosovën nga Kushtetuta. Në të kundërt, ka thënë Haradinaj, Kosova do përfshijë në hartën e saj rajonin e Nishit.
 
"Serbia duhet ta heqë Kosovën nga preambula e Kushtetutës së saj. Ndryshe duhet reciprocitet që të fusim në hartën e Kosovës një të tretën e tokës së tyre, që nga Nishi", u shpreh Haradinaj në emisionin “Rrokum Rroll”.
 
Lideri i AAK ka shtuar se duhet të dalë dikush që t’i prishë axhendat e Serbisë më të cilat po tallet me Kosovën. Ai thotë se vetë ka rënë pre e këtyre axhendave, duke qenë për mbi tre muaj i ndaluar nga autoritetet franceze.
 
“Në këtë temë Evropa nuk po bën asgjë. Unë i jam mirënjohës Berlinit, i cili ka pasur një qasje të qartë ndaj meje, por kur është në pyetje Brukseli, kjo është e padrejtë, ngase në Ballkan BE-ja po shihet se nuk mundet t’i bindë palët të marrin vendime të prera. Këtu duhet të ndërhyjë Amerika dhe t’i tregojë vendin Serbisë”, ka shtuar Haradinaj.

Redaksia Online
l.q/Shqiptajra.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani

Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani