Me rastin e shënimit të 120-vjetorit të themelimit të Lidhjes së Pejës, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në homazhet e nderimit të figurës së atdhetarit dhe ku është përulur para shatores së ushëheqësit të Lëvizjes Kombëtare, Haxhi Zeka.
Përmes një statusi në faqen e rrjetin social , Kreu i qeverisë së Kosovës Haradinaj vlerëson lart kontriburtin e luftëtarit dhe atdhetarit të shquar ndërsa ka përcjellë dhe një mesazh të vecantë për populllin shqiptar. Duke prekur edhe njëherë çështjen e kufijve, për të cilën presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka hedhur idenë e korrigjimit të tyre, në lidhje me dialogun Serbi-Kosovë Kryeministri Haradinaj shprehet se populli shqiptar di të respektojë edhe armikun por kurrë më nuk jep nga toka dhe e drejta e tij.
"Nderim te shtatorja dhe kulla e atdhetarit, luftëtarit dhe udhëheqësit të shquar të Lëvizjes Kombëtare, Haxhi Zeka, në shënim të 120-vjetorit të themelimit të Lidhjes së Pejës, e cila definoi të drejtën shqiptare. Besëlidhja, si nyjë unike kombëtare, pati jehohë të madhe në unifikimin dhe mbajti gjallë idenë e lirisë së shqiptarëve. Rruga jonë ishte e gjatë dhe e vështirë, por falë përpjekjeve të pararendësve tanë, sot jemi afër realizimit të plotë të idealit të tyre. Populli shqiptar është mik për mikun dhe di ta respektojë edhe armikun, por asnjëherë më nuk jep nga toka dhe e drejta e tij", shkruan Ramush Haradinaj.

Komente

