PRISHTINË, 10 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i propozuar për kryeministër nga koalicioni paszgjedhor me LDK-në e Nisma-n, ishte sot pjesë e regjistrimit, të nisur dje, të deputetëve të Legjislaturës V të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit, para seancës konstituive të 17 korrikut.
"Pas 10 vjetësh, sot u çertifikova për herë të dytë me mandatin e deputetit të Kuvendit të Kosovës. Sigurisht ishte përjetim i veçantë, pas një periudhe të gjatë, me plot sfida, që kaluam unë, familja dhe Kosova. Ky moment shënon edhe një pikënisje të re për të gjithë ne, në rrugën dhe synimet e përbashkëta për Kosovën evropiane", shprehet ai.
"Bashkë me kolegët e tjerë të koalicionit LDK, AAK dhe NISMA, si dhe me mbështetjen dhe konstruktivitetin e grupeve dhe deputetëve të tjerë, të përcaktuar për ndryshimin e madh, do të nisim punën në një kapitull dhe në një epokë të re për vendin. Personalisht dhe me kolegët, me po të njëjtat energji dhe me po të njëjtin përkushtim, do ta vazhdojmë angazhimin, aty ku na ndërprenë 10 vjet më parë", shkruan Haradinaj në Facebook.
Ai vlerëson se, "Kosova ka shënuar të arritura, është shtet i pavarur, por shtetit dhe pavaresisë sonë i duhet rend, ligj, zhvillim, sovranitet dhe integrim".
"Këtë do ta bëjmë bashkërisht, që nga dita e parë e qeverisjes sonë. Urime, Kosovë! Urime, qytetarë të vendit tim", përfundon mesazhin Haradinaj.
Ramush Haradinaj është dorëzuar vullnetarisht në Tribunalin e Hagës në 9 mars 2005, pasi një ditë më parë kishte dhënë dorëheqje nga funksioni i kryeministrit të Kosovës, menjëherë pasi ishte njoftuar për ngritjen e aktakuzës nga Tribunali i Hagës. Në 29 nëntor 2012 u shpall i pafajshm për të gjitha pikat e akuzës.
Në një intervistë në kohën kur ishte kryeministër, gjatë 100 ditëve të qeverisjes, Ramush Haradinaj deklaronte se me pavarësinë e Kosovës krijohet rrethanë e re për pozitë më të mirë edhe për pakicat.
"Pozita e pakicave sot, pozita e serbëve e cila nuk është e mirë në këtë rast nuk mund të përmirësohet pa ndryshime, pa e ndryshuar pozitën edhe të shumicës. Me pavarësinë e Kosovës krijohet rrethanë e re për pozitë më të mirë për serbët, pra unë besoj se pavarësia e Kosovës do të shënojë edhe një fillim të ri për shumë çështje që i preokupojnë pjesëtarët e pakicave, por edhe shumë çështje që e preokupojnë rajonin sikurse që është integrimi i shpejtë në strukturat evropiane dhe ato veriatlantike", theksonte Haradinaj.
Ai shprehej se, "qeveria e Kosovës, institucionet e Kosovës kanë treguar dhe janë të vendosura që t'i japin rëndësi thellimit të bashkëpunimit me vendet fqinje dhe në rajon. Në këtë rast edhe me Beogradin. Ky qëndrim yni do të jetë vazhdimisht i këtillë dhe do të jetë edhe synim që të thellojmë bashkëpunimin në rajon me të gjitha vendet dhe me Beogradin. Besoj se pala serbe do ta vërtetojë se është edhe në dobi të rajonit, që edhe ata të marrin pjesë me një vullnet, do ta quaja tonin, e që është shumëpalësh, pra që edhe Serbia të veprojë njësoj si vendet e tjera fqinje sikurse Maqedonia, Mali i Zi e Shqipëria që kanë shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm".
Intervista ekskluzive me kryeministrin Haradinaj u zhvillua në pasditen e 30 dhjetorit të vitit 2004, ndërsa u botua të nesërmen në numrin festiv të Rilindjes të Vitit të Ri 2005, në të cilin gazeta tradicionale e Kosovës kishte jubileun e 60 vjetorit. Me këtë rast, kryeministri Haradinaj priti për intervistë kryetarin e Këshillit Drejtues e kryeredaktorin e Rilindjes, tani korrespondent i ATSH-së në Kosovë që prej mëse 22 vitesh./k.s//a.ke/
/Shqiptarja.com