PRISHTINË, 9 Dhjetor /ATSH/- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në takim sot në Prishtinë me eurodeputeten dhe zv/presidenten e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek, ia përcolli qëndrimet e AAK-së rreth zhvillimeve më të fundit në vend dhe përkushtimin në rolin e rëndësishëm opozitar, në proceset në të cilat ndodhet vendi.
"Kryetari Haradinaj dhe eurodeputetja Lunacek bashkëbiseduan për shumë tema me rëndësi për Kosovën, si çështjet e integrimit europian të vendit, liberalizimin e vizave dhe perpsektivën evropiane të Kosovës", thekson njoftimi dërguar nga AAK.
Haradinaj ishte i shoqëruar nga nënkryetari i parë i AAK-së, Blerim Shala dhe shefja e Grupit Parlamentar, Donika Kadaj-Bujupi. /b.j//a.ke/










