Haradinaj pret babain në zyrë: Na
dha zemër t’i shërbejmë atdheut

Haradinaj pret babain në zyrë: Na<br />dha zemër t’i shërbejmë atdheut<br>
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj  ka pritur në zyrë babain e tij Hilmi Haradinajn.

“Ndonëse, i goditur pamëshirë nga rrufetë dhe i rrahur nga erërat e furishme të kohërave të rënda për popullin e Kosovës, ai e ruajti drejtpeshimin”-janë këto  disa nga fjalët që  kryeministri i Kosovës  ia ka dedikuar babait të tij.

“I mendueshëm, por stoik. I rreptë, por i sinqertë dhe i dashur. Na mbështeti e udhëzoi për punë, me ndershmëri e virtyte të larta. Mbi të gjitha na inkurajoi e na dha zemër me i dal zot atdheut. Shumë gjëra të çmuara të jetës sime m’i ka mësuar ai. Këto vlera janë të përhershme për mua. Jam shumë krenar që jam djali i tij. Faleminderit babë!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social  Facebook pas pritjes së babait të tij në zyrën e tij në Kryeministri

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore