Haradinaj e shpall ditë pushimi 28 Nëntorin që njihet tradicionalisht si “Dita e Flamurit”, për të respektuar vlerat historike dhe kulturore, si dhe traditat e mira familjare e shoqërore.
“Duke u bazuar në Ligjin për festat zyrtare, kam vendosur që 28 nëntorin – si Dita e Shqiptarëve – ta shpalli ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e trungut etnik shqiptar si dhe traditat e mira familjare e shoqërore. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik”, shkruan Haradinaj në faqen e tij në Facebook.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
