Haradinaj sot takon Merkelin, në fokus marrëdhëniet me Serbinë

Haradinaj sot takon Merkelin, në fokus marrëdhëniet me Serbinë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot do të zhvillojë një takim në Gjermani me kancelaren Merkel.

“Bashkëpunimi i bazuar në besim është i domosdoshëm në rrugëtimin e Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime evropiane dhe në fushën e sigurisë.

Gjermania vazhdon të jetë një ndër partnerët kryesorë të Kosovës dhe përkrahja e tyre është jetike në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, tha Haradinaj.

Por pa dyshim që pjesë e bisedës pritet që të jetë marrëdhënia me Serbinë dhe taksa për mallrat që Kosova ka vendosur.

Kosova dhe Serbia ka disa muaj që kanë ndërprerë dialogun pas vendosjes së tarifës 100% nga qeveria e Kosovës për produktet e Serbisë.

Kjo masë sipas udhëheqësve politik kosovar është vendosur për shkak të siç thonë "agresionit politik dhe diplomatik të Serbisë ndaj Kosovës. 

Kryeministri Haradinaj mbërriti në Berlin gjatë ditës së djeshme, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë