Haradinaj të hënën në Tiranë
nesër takohet me Menduh Thaçin

Haradinaj të hënën në Tiranë <br />nesër takohet me Menduh Thaçin
KOSOVE - Ish-Kryeministri i Kosovës, njëkohësisht edhe kryetar i AAk-së, Ramush Haradinaj do të zhvillojë të hënën një vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë të Kryeministrit Sali Berisha.

Ernest Luma, zyrtar për informim në AAK, bëri të ditur se Ramush Haradinajt do t’i bëhet një pritje me protokoll të lartë të shtetit shqiptar. Luma tha se Haradinaj do të takohet edhe me krerët e opozitës, si dhe ata të spektrit të gjerë politik të Shqipërisë, ndërsa do t’iu drejtohet me një fjalë rasti edhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Haradinaj do të jetë i shoqëruar nga një delegacion i gjerë, nënkryetarët dhe udhëheqësit e tjerë të AAK-së.


Ndërkohë që sipas mediave maqedonase nesër takon lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj do të zhvillojë një takim me kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi.

Delegacioni i lartë i Partisë Demokratike Shqiptare do të vizitojnë selinë qendrore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren