Koalicioni LDK-AAK-Nisma ka vendosur që t'i drejtohet kryesueses së seancës konstituive, Flora Brovina, për t'i kërkuar vazhdimin e seancës në mënyrë që të zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit. Madje, sipas drejtuesve të bllokut, presidentja, Gjykata Kushtetuese dhe kryeministri Thaçi, janë bërë bllok dhe nuk po lejojnë ndërtimin e institucioneve. Derisa rreth mundësisë që të ulën me Hashim Thaçin në një tavolinë me ftesë të presidentes Jahjaga, Ramush Haradinaj ka thënë se zgjidhja e ngërçit bëhet duke vazhduar seancës konstituive, e jo duke u takuar, ben te ditur KosovaPress.
Pas takimit të sotëm që patën liderët e bllokut, përveç liderit të VV-së, i cili ishte jashtë vendit, i mandatuari i koalicionit për kryeministër, Ramush Haradinaj, tha se veprimet e tyre i kanë filluar, por sipas tij, kryeministri Thaçi, presidentja Atifete Jahjaga dhe Gjykata Kushtetuese janë bërë bllok dhe Kosova po vuan nga një arbitër.
/Shqiptarja.com