OBILIQ - Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se blloku VLAN nuk ekziston më, ndërsa konfirmoi se nëse ai nuk do ta marrë postin e kryeministrit, AAK do të qëndrojë në opozitë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave kreu i AAK-së ka ripërsëritur qëndrimin se nëse partia që ai drejton nuk udhëheq qeverinë e re të Kosovës, atëherë do të qëndrojë në opozitë.
“Përfundimisht Blloku nuk ekziston më. Që nga e premtja më nuk ekziston shumica që e kishim me bllokun VLAN. Ndërsa nëse AAK-ja nuk e udhëheq qeverinë, atëherë do të qëndrojmë në opozitë”, tha Haradinaj gjatë një takimi me qytetarët tubimin në Obiliq.
Haradinaj ka përsëritur se vazhdon ta pretendojë postin e kryeministrit ndërsa fajësoi LDK-në për prishjen e bllokut VLAN.
"Nuk mund t'i shash ata me te cilët ke hanger bukë mbrëmë", tha Haradinaj.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com