TIRANE - Ish-deputeti socialist Andis Harasani reagoi për lajmin që Shqiptarja.com zbuloi ekskluzivisht në numrin e kësaj të marte, ku emri i tij figuron në listën e VIP-ave që u përfshinë në skandalin financiar të personave që kishin paratë e tyre në bankën HSCB në Gjenevë.
Harasani sqaron se llogaria e hapur në bankën zvicerane nuk është në emrin e tij personal, por është hapur për llogari të një kompanie ndërkombëtare.
“Lexova lajmin tuaj i cili është i vërtetë për sa bëhet fjalë për një llogari të një kompanie ndërkombëtare të krijuar këto dy vitet e fundit (kohë gjatë së cilës nuk kam pasur asnjë funksion publik). Llogaria është e kompanisë dhe jo personale. Dëshiroj të sqaroj, aktiviteti i planifikuar ende nuk ka filluar të zhvillohet çka lehtësisht mund të vërtetoni që nuk ka pasur asnjë depozitë ose tërheqje fondesh monetare", -u tha Harasani per Shqiptarja.com
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO