- Gjatë konferencës rajonale mbi "Zhvillimin e Shoqërisë së Informacionit" që po zhvillohet në Budva, Mali i Zi -
TIRANË, 30 Tetor/ATSH/.- Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito po merr pjesë në konferencën ministrore mbi Zhvillimin e Shoqërisë së Informacionit, që është duke u zhvilluar në Budva të Malit të Zi.
Në këtë konferencë, ku marrin pjesë ministrat e vendeve të Europës Juglindore pjesëmarrëse në iniciativën eSEE (Electronic South Eastern Europe), Ministrja Harito prezantoi zhvillimet më të fundit në Shqipëri në fushën e axhendës dixhitale.
Ajo nënvizoi angazhimin e qeverisë për të ecur në linjë me axhendën dixhitale të BE-së dhe programin për një treg të vetëm dixhital./m.m/











