Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito ishte e ftuar në kuadër të ciklit "Brownbag Seminars" ku mbajti një leksion të hapur me studentët e Departamentit të Drejtësisë rreth temës: "Reformat në administratën publike, parakusht për anëtarësimin në Bashkimin Europian".
Bashkëbisedimi me studentët u zhvillua në disa faza. Fillimisht ministrja Harito njohu të pranishmit me kompetencat, strukturën si dhe institucionet në varësi të ministrisë në fjalë. Më pas ajo bëri një përshkrim të shkurtër të reformave konkrete që janë ndërmarrë në administratën publike në shërbim të procesit të anëtarësimit në BE.
Aktiviteti vazhdoi më tej me pyetje të shumta nga studentët të cilët shprehën interes në fusha të tilla si: zëvendësimi i stafit të administratës sipas qeverive përkatëse, vizionin e ministrisë për të ardhmen, mundësitë që krijon kjo ministri për tregun e punës dhe konkretisht për profesionistët e rinj si dhe ndikimi i procesit të anëtarësimit në mirëfunksionimin e kësaj ministrie.
Gjatë vizitës në Universitetin Bedër, ministrja Milena Harito u shoqërua nga rektori i institucionit Dr. Ferdinand Gjana, i cili ndër të tjera e njohu ministren Harito me muzeun e Medias dhe të Komunikimit./atsh/
/Shqiptarja.com