Harito në Serbi, diskutohet për
shkëmbim nëpunësish mes 2 vendeve
Midis Shqipërisë dhe Serbisë do të ketë një marrëveshje për shkëmbim reciprok të nëpunësve civilë, çka do të ndihmojë të dy vendet të rrisin kapacitetet profesionale të Administratave Publike.
Midis Shqipërisë dhe Serbisë do të ketë një marrëveshje për shkëmbim reciprok të nëpunësve civilë, çka do të ndihmojë të dy vendet të rrisin kapacitetet profesionale të Administratave Publike.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, pas takimit që ajo ka zhvilluar në Beograd me homologen serbe Ana Brnabic.
“Takimet politike mes dy kryeministrave Rama e Vuçiç ishin shumë të rëndësishme. Ato krijuan të gjithë bazën për të punuar bashkë në fusha me interes reciprok. Tani duhet të ndërtojmë ura bashkëpunimi konkrete, në mënyrë që të mbështetet i gjithë vullneti politik në bashkëpunim konkret”, u shpreh ministrja Harito.
Në takimin me ministren Brnabic është vlerësuar se reformat në Administratën Publike dhe Shërbimet publike janë prioritete të padiskutueshme të të dy vendeve, në rrugën e tyre drejt integrimit në BE.
Ministrja Brnabic është interesuar të dijë më shumë lidhur me sistemin online të rekrutimit të nëpunësve publikë në Shqipëri, një sistem i vlerësuar si më i miri në rajon edhe në Progres Raportin e BE, por edhe për reformën në Shërbimet Publike, ku agjencia ADISA po ndryshon tërësisht mënyrën se si qytetarët marrin shërbimet në sporetelet e shtetit.
Nga ana tjetër Ministrja Harito ka vlerësuar ecurinë e mirë të Serbisë në fushën e mbështetjes së iniciativave të të rinjve të talentuar përmes mbështetjes së startup-eve të ndryshme. Harito u shpreh së Shqipëria ka shumë për të mësuar në këtë drejtim.
Të dy ministret kanë rënë dakord të nënshkruajnë një marrëveshje për një program të gjerë shkëmbimi punonjësish publik midis Shqipërisë dhe Serbisë.
“Ekipet do të shkëmbejnë në mënyrë intensive informacion për mënyrë se si ne e kemi implementuar reformën në Administratën Publike. Më pas do të nënshkruajmë një marrëveshje, në vijim të dakordësisë edhe të dy kryeministrave për një program të gjerë shkëmbimi punonjësish publik midis Shqipërisë dhe Serbisë”, u shpreh ministrja Harito.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?
-
Po
6%
-
Jo
87.6%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4934
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Të monitorohet furnizimi me karburant!' Ministri i Financave Malaj inspektim në Porto Romano! Gazheli: Viti do mbyllem 700 mijë tonë karburant të importuar
15 Gusht, 14:12
-
Shkrumboi 50 hektarë me pemë frutore dhe ullinj teksa po digjte mbeturinat, arrestohet piromani 70-vjeçar në Lushnjë! U rrezikuan edhe banesat
15 Gusht, 14:03
-
Turistët rrisin konsumin e karburantit, në 7 muaj ‘thyhet’ importi i 2023-shit! Pritshmëritë? 700 mijë tonë deri në fundvit
15 Gusht, 13:58
-
Puthja 'fake' mes Kamala Harris dhe Donald Trump! Shpikja e rrezikshme e inteligjencës artificiale të Elon Musk
15 Gusht, 13:53
-
Militantët e Berishës protestë para bashkisë, Veliaj: Pakica zhurmuese lë jahtin me pushime dhe vjen të protestojë
15 Gusht, 13:52
-
Kuksianët e dëgjonin fshehurazi në diktaturë, sot portreti i kitaristit të njohur të viteve ’80 bëhet murale në qytet
15 Gusht, 13:51
-
Kursi i këmbimit valutor, bien Euro dhe Franga zvicerane, rriten Dollari dhe Paundi britanik
15 Gusht, 13:45
-
I nxehti saharian, nesër termometri arrin deri në 41 gradë! Në fundjavë priten reshje lokale shiu e rënie temperaturash
15 Gusht, 13:44
-
Pamjet/ Aksion në plazhin e Gjipesë në Himarë, sekuestrohen 175 çadra dhe shezlongë, 2 persona nën hetim
15 Gusht, 13:24
-
Chelsea rikthehet për Osimhen, Napoli kërkon Lukakun plus Casedein dhe miliona euro
15 Gusht, 13:21
-
Gjergj Luca i dedikon restorantin e ri Giorgia Melonit: Ka ndihmuar 500 mijë shqiptarë të marrin pensionin
15 Gusht, 13:19
-
Tym në TEC-et lundruese në Vlorë, ndizen për herë të parë pas dy vitesh! Do të testohen 72 orë, më pas pritet të nisë prodhimi i energjisë
15 Gusht, 13:17