/ATSH/.- Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito tha sot se kushdo që aplikon për punë në administratën publike e ka të garantuar transparencën.
Duke marrë fjalën në konferencën 'për të drejtën e informimit', Harito tha se aktualisht kemi hyrë në fazën e konkurseve të pranimit në administratë. "Procesi është i gjithi online dhe gjithkush që aplikon për punë në administratën publike e ka të garantuar transparencën", siguroi ajo.
"Për 120 pozicione të hapura në administratë kanë konkuruar 5200 persona, të zgjedhur përmes një procedure krejtësisht të selektuar. Në fund patëm një rezultat të papritur pasi nga 5200 vetë vetëm 38 arritën të kalojnë në të gjitha fazat e konkurimit", u shpreh Milena Harito, ndërsa shtoi se transparenca është rruga e duhur për të ecur përpara.
Ajo tha se dy ligjet e miratuara së fundi nga parlamenti shqiptar, ligji "Për konsultimin publik" dhe ai "Për të drejtën e informimit" synojnë të konkretizojnë rritjen e transparencës në qeverisje.
"Ligji "Për të drejtën e informimit" i jep më shumë akses publikut, ndërsa ai "Për konsultimin publik" tenton të thithë kapacitetet e shoqërisë në procesin ligjvënës
/Shqiptarja.com