Nga Franca, ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito, i ka ftuar të gjithë investitorët e huaj të operojnë në Shqipëri, pasi kjo e fundit ofron shërbim cilësor administrativ, garanci ligjore dhe kushte të favorshme për bizneset e huaja. Qëllimi i vizitës së ministres në Francë, ishte promovimi i Shqipërisë si vend i sigurt dhe me potencial të lartë për investimet e huaja, veçanërisht ato franceze. Gjatë një interviste për Francë 24, ministria shqiptare e inovacionit foli për këto lehtësi ndaj biznesit të huaj.
“Shqipëria është një vend i cili mirëpret investimet e huaja duke i mbështetur ato me infrastrukturë të zhvilluar në telekomunikacione, duke siguruar garanci ligjore të forta si edhe procedura doganore të favorshme”, deklaroi Harito.
Sa i përket integrimit të Shqipërisë, ajo deklaroi se ky proces po kalon përmes reformave të thella.
“Me marrjen e vendit kandidat për qershorin e 2014-s, qeveria shqiptare është më e vendosur se kurrë për të ndjekur rrugën e integrimit në BE. Kjo rrugë kalon përmes reformave madhore që mazhoranca aktuale ka ndërmarrë tashmë prej më shumë se një viti. Megjithatë integrimi i vendit në BE do të realizohet vetëm falë një klime bashkëpunimi dhe marrëdhëniesh të reja mes vendeve të rajonit”, deklaroi Harito.
Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito ishte e ftuar në kuadër të Ditës së Shqipërisë organizuar në Paris nga Agjensia Franceze për Zhvillimin e Aktiviteteve Ndërkombëtare të Investimeve të Shoqërive Franceze.
/Shqiptarja.com