Ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimit për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Korçë. Sipas rezultatit të bërë të ditur, Harito Zoto ka fituar me 398 vota, ndërsa kandidati tjetër, Mikel Dishnica, ka marrë 109 vota.
"Një mesazh u jap gjithë demokratëve për një bashkim, ristrukturim të degës, të gjithë së bashku, kemi nevojë për të gjithë demokratët dhe më gjerë", u shpreh Zoto pas fitores.
Në votim morën pjesë gjithsej 517 anëtarë. Zoto siguroi një avantazh prej 289 votash ndaj Dishnicës, duke marrë mbështetjen e shumicës së demokratëve pjesëmarrës.
Votat e dy kandidatëve arrijnë në 507, ndërsa 10 vota rezultuan të pavlefshme.
Lajmi kryesor:
Avantazh i ngushtë, Enkelejda Veliu triumfon me 196 vota në zgjedhjet e PD në Fier! Në Korçë fiton Harito Zoto (VIDEO)










