Harmonia fetare në Kosovë,hoxha e
prifti në të njëjtën ceremoni mortore

Harmonia fetare në Kosovë,hoxha e<br />prifti në të njëjtën ceremoni mortore
Shqiptarët tashmë njihen në të gjithë bitin për harmoninë fetare që i karakterizon, por në Gjakovë kjo është treguar më së miri kur një prift dhe një hoxhë kanë marrë pjesë njëkohësisht në një ceremoni varrimi.

Fotoja është publikuar nga mediat kosovare, sipas të cilave, kjo ka ndodhur në ceremoninë mortore të kunatës së deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni.

Mediat shkruajnë se hoxha dhe prifti kanë kryer ritet e varrimit, ndërkohë që fotoja ka marrë mijëra klikime e komente duke treguar më së miri natyrën tolerante të shqiptarëve sa i përket besimeve fetare.

Ceremonia e varrimit është organizuar në fshatin Fshaj të Gjakovës ku kanë marrë pjesë myslimanë e katolikë për ti dhënë lamtumirën të ndjerës.

varrimi ne kosove

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri