Zëvendëspresidentja Kamala Harris zgjodhi guvernatorin Tim Walz i Minesotës si zëvendëskandidat për zgjedhjet presidenciale.
Walz është në mandatin e tij të dytë si guvernator i Minesotës dhe kryeson Shoqatën e Guvernatorëve Demokratikë. Ai ka shërbyer më parë për 12 vjet në Kongres, duke përfaqësuar një distrikt rural me prirje konservatore që, si para ashtu edhe pas mandatit të tij, ka qenë kryesisht i dominuar nga republikanët.
Walz, 60 vjeç, shërben si guvernator në një shtet solid demokratik, por ka dëshmuar që mund të tërheqi elektorat votuesish të bardhë,vendor, të cilët vitet e fundit kanë votuar gjerësisht për Trump.
Harris u bë marrësja e natyrshmë e stafetës së Partisë Demokratike pasi presidenti Joe Biden përfundoi fushatën e tij të rizgjedhjes muajin e kaluar. Që atëherë, ajo ka mbledhur qindra miliona dollarë dhe ka riorganizuar garën kundër republikanit Donald Trump me një vrull energjie nga baza e partisë së saj. Edhe pse kishte mbledhur mjaft delegatë për të qenë kandidatja e partisë së saj, Komiteti Kombëtar Demokrat tha vonë të hënën se ajo kishte siguruar zyrtarisht nominimin.
Harris pritet të shfaqet në një event në Filadelfia të martën në mbremje.
Përzgjedhja tregon vizionin saj për rrugën që do të ndjek për fituar presidencën dhe do të tregojë se kush beson se do ti shërbente si një partner efektiv qeverisës nëse do të fitonte kundër Trump.
Amerikanët zakonisht përqendrohen te personi në krye të posterit kur zgjedhin se për kë të votojnë, por kandidatët për nënpresidentë mund të ndihmojnë ose ulin pozicionin e kandidatit të tyre bazuar në prejardhjen e tyre, popullaritetin e shtetit të origjinës dhe aftësinë për të ndikuar në zona të rëndësishme elektorale ose votues të pavarur.