Ditën e sotme lajmi se Brad Pitt ka nisur një romancë me aktoren Charlize Theron ka pushtuar faqet e para të të gjitha medieve ndërkombëtare. “The Sun” shkruan se çifti frekuentohet prej më pak se një muaji dhe për momentin nuk kanë dëshirë që të dalin hapur publikisht.
“Njihen prej pak kohësh. Në mënyrë ironike, ka qenë ish-bashkëshorti i saj, Sean Penn, ai që i ka prezantuar. Por, nga ai moment, marrëdhënia mes tyre është zhvilluar,”- shprehen burimet për tabloidin britanik.
Sipas “The Sun”, Charlize dhe Brad e kanë kaluar fundjavën së bashku dhe përpiqen që t’i shmangen sa më shumë syrit të publikut. Pitt, përveç Angelina Jolie ka pasur marrëdhënie edhe me aktore të tjera si Jennifer Aniston, Gëineth Paltroë dhe Juliette Lewis.
Ndërsa Theron ka qenë e martuar për 10 vite me Stuart Townsend dhe më pas ka pasur romanca me aktorë të njohur si Aleksander Skarsgard, Keanu Reeves dhe Sean Penn me të cilin për pak shkoi në altar.