Harrojeni koleksionin e Versace
Shijoni incidentin e Gigi Hadid 

Harrojeni koleksionin e Versace<br />Shijoni incidentin e Gigi Hadid 
Gigi Hadid mbylli sfilatën e Versace-s gjatë Javës së Modës në Milano, por ajo është tërhoqi vëmendjen e gjithë të pranishmëve dhe më gjerë, nuk ishte fustani. Modelja pati një incident të vogël me fustanin, duke ekspozuar njërin gjoks.

Nëse kjo ishte mënyra e tyre për të bërë bujë pikërisht në fund të shfaqjes, apo ishte vërtet aksidentale, këtë nuk e dimë. Sidoqoftë stilistja Donatella Versace e përshëndeti përzemërsisht në fund të parakalimit, kur Gigi po i drejtohej prapaskenës.

“Probleme me garderobën ndodhin do ditë në pasarela gjatë javës së modës dhe janë fatkeqësi, por le të flasim pak se sa të bukura janë varëset Versace”, shkroi Gigi në Twitter menjëherë pas shfaqjes. Po Gigi, ke të drejtë, dhe ne të varëset na shkuan sytë menjëherë.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

96/2
  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk mori pjesë në një bisedë telefonike mes presidentit Zelensky dhe Donald Trump

Elon Musk mori pjesë në një bisedë telefonike mes presidentit Zelensky dhe Donald Trump