Harrojini foto nudo dhe provokuese, këngëtarja e njohur mbulohet me shami (Foto)

Harrojini foto nudo dhe provokuese, këngëtarja e njohur mbulohet me shami (Foto)

Këngëtarja Sinead O'Connor

Me siguri që të gjithë e mbajnë mend hitin "Nothing compares to you" dhe këngëtaren Sinead O'Connor. Kjo e fundit mbahet mend për stilin e saj të veçantë dhe fotot nudo. Mirëpo së fundmi këngëtarja ka ndërmarrë një hap shumë të rëndësishëm në jetën e saj. Sinead ka vendosur të mbulohet me shami dhe t’i dedikohet fesë islame. Këtë gjë e ka bërë vetë ajo të ditur nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

"Unë do të doja me krenari të njoftoj se jam bërë myslimane. Ky ishte një përfundim i natyrshëm i udhëtimit tim inteligjent teologjik. Të gjithë librat e shenjtë të botës çojnë në Islam. Unë gjithashtu do të kem një emër të ri. Do të jetë Shuhada,”- shkruan O’Connor krahas një video ku shihet duke mësuar Ezanin.

Kujtojmë që këngëtarja vetëm pak kohë më parë tërhoqi vëmendjen e të gjithë mediave ku qante dhe shprehej e dëshpëruar për gjendjen e saj. “Jam tërësisht e vetme. Nuk kam asnjë njeri tjetër në jetë përveç psikiatrit tim, njeriut më të ëmbël në botë, që thotë se unë jam heroi i tij. Dhe kjo është e vetmja gjë që më mban në jetë tani, gjë që është disi patetike,"- tha këngëtarja.

Postim i bërë nga këngëtarja Sinead O'Connor në Twitter 

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • petriti: 27/10/2018 08:48

    Feja shihet nga njerëzit e zakonshëm si e vërtetë, nga të mençurit si e gënjeshtërt dhe nga të pushtetshmit si e dobishme. – Seneca

    Përgjigju
  • Elton: 26/10/2018 22:08

    Gjithmon e kam admiruar si kengetare, muzika dhe zeri i saj eshte unikal. Zoti ka nje rruge per te gjithe, shpresoj shume qe Sara te gjej vetveten edhe te ngrihet serish ne nivelet me te larta.

    Përgjigju
  • Fli: 26/10/2018 15:05

    Te semuret mendore tash e tutje duhet ti drejtohen hoxhes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës