Mustafa Nano provokon Kapexhiun, karikaturisti bën deklaratë të fortë 'live': Nëse do të më fyesh gjënë e shenjtë, unë të vras

Mustafa Nano provokon Kapexhiun, karikaturisti bën deklaratë të fortë 'live': Nëse do të më fyesh gjënë e shenjtë, unë të vras

Mustafa Nano dhe Bujar Kapexhiu

Së fundmi media franceze, ka publikuar një karikaturë ku shfaqet presidenti turk Rexhep Taip Erdogan. Teksa është diskutuar kjo temë në studion e "Open" ka pasur debate të forta mes analistit Mustafa Nanao dhe karikaturistit Bujar Kapexhiu.

Në debat e sipër duke folur për fenë islame dhe islamofobinë, Nano ka thënë se Kapexhiu për të shenjtën edhe mund të vrasë. Pas kësaj deklarate të Nanos, një gjë të tillë e ka deklaruar dhe Kapexhiu.

"Nëse do të më fyesh gjënë e shenjtë, unë të vras. Nëse Muçi është i pafe të mbajë atë të tijën por nuk duhet të fyej atë që do filani. Marrin guximin dhe e vizatojnë në karikaturë", tha ai.

Kjo solli menjëherë reagimin e drejtueses së emisionit, Eni Vaisli, e cila iu drejtua Kapexhiut duke i thënë se asgjë nuk e përligj vrasjen dhe se “nuk do të lejoj në studion time deklarata të tilla”.

Pjesë nga debati:

Mustafa Nano: Unë fyhem dhe e kuptoj se myslimanët janë fyer. Por unë them po u fyeve, okej fyeu. Pse nuk e mbroni kur janë tallur me Jezu Krishtin.

Byujar Kapexhiu: Një brazilian fitoi me portretin e Nënë Terezës. Por pra ishte e dashur. Mund të karikaturizosh dikë por jo në momente fyese e denigruese. Në situata komike por jo fyer. Nuk e kanë bërë Jezusin në plazhe nudiste. Edhe feja kristiane nuk e ka vizatuar, por ta vendosësh në veprime të turpshme.

Mustafa Nano: Ai mund të vrasi. Kapexhiu mund të vrasi!

Bujar Kapexhiu: Nëse do të më fyesh gjënë e shenjtë, unë të vras. Nëse Muçi është i pafe të mbajë atë të tijën por nuk duhet të fyej atë që do filani. Marrin guximin dhe e vizatojnë në karikaturë.

Mustafa Nano tha se të gjithë mund të fyhen nga fenomene të tilla, por sipas tij nuk mund të ndalojmë lirinë e shprehjes që në Evropë ka arritur me shumë sakrifica.

VIDEO- Debati

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Duel i heshtur: 29/10/2020 19:54

    Bravo Bepin ti do e vrasesh hahaha Bujar karikaturisti

    Përgjigju
  • frenki: 29/10/2020 13:37

    Po keta te tjeret qe hyne ne kishe dhe i prene koken besimtareve, ne rregull jane sipas teje, karikaturist?

    Përgjigju
  • sa dhe si?!!: 29/10/2020 12:29

    Nje rrgullim dhe nje pershtatje me te mire te mendimeve te 'akrepit', qe kishin vlera per te harxhuar pak kohe per te... Besimi përtej reales, të mbështetur në lashtësi në lëndë, pastaj në qënie njerëzore, të improvizuar secili në një drejtim të caktuar të lëvizies njerëzore, si perëndia e deteve, perëndia e maleve, e fushave, e prodhimit të grurit, e të tjera si këto. Një gazetar pyeti Anshtajnin, nëse besonte në Zot, ai i përgjigjet - Më thoni se ç'farë kuptoni ju me Zot, dhe unë do t’ju them nëse besoj në të. Dy njerëz që besojnë në Zot, mund të mos kenë të njëjtin mendim për të. Fjala Zot, në ide të ndryshme merr kuptime të ndryshme. Janë 4 format e ekzistencës së Zotit. Prova klasike të ekzistencës së Zotit. Argumenti Kozmologjik - Pse ka diçka dhe jo asgjë? Argumenti Teologjik - Rregulli i Botës duhet të ketë një krijues të mirësisë dhe një inteligjencë supreme. Argumenti Ontologjik apo apriori - Unë kam ide për një qënie të përsosur, por nëse ai nuk do ekzistonte, nuk se do të ishte i përsosur. Argumenti i pestë - Ç'do gjallesë ka një sasi të madhe shpirti, e cila është plot e përplot me informacion, të përhapur cep më cep të botës. Pra ky informacion, është vetë Zoti. Të besojmë në Zot, pra në të panjohurën, por pa patur sindromën e barbarisë.

    Përgjigju
  • nazmi balo: 29/10/2020 12:22

    Lirija e tjetrit mbaron deri ku nuk prek lirine time Ne qofte lirija e fjales tende prek besimin e fese time nuk mund te quhet liri e fjales

    Përgjigju
    • edisoni: 29/10/2020 15:32

      po kur besimi i fesë tënde prek, kushtëzon, përdhos, përdhunon lirinë time; në këtë rast ç'emër i duhet vënë atij besim?

  • ola: 29/10/2020 10:39

    o ty te mort mortja jarebi...te kane sh*** nene e babe politika per nja 100 vjet dhe te vret per dike qe as se di se kush eshte !!! Me det per ket popul kaq idiot !!!

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 29/10/2020 10:06

    Krimet me te medha ne histori ( qe nga kryqezatat e inkvuzicioni etj) jabe bere ne emer te Zotit. Keshtu qe nje "koke" me pak a me shume "ne krah" nuk won fort peshe. Merrni gjerat me shtruar se dhuna nuk eshte deshira e Zotit.

    Përgjigju
  • Akrepi: 29/10/2020 09:52

    Zoteri i nderuar Kapexhiu , besojse edhe ti e njef mire Teologjine , besimin pertej reales , te mbeshtetur lashterisht ne lende , pastaj ne qenie njerezore , te improvizuar , secili per nje drejtim te caktuar te levizies njerezore ; si perendia e deteve , perendia e maleve , e fushave , e prodhimit te grurit , e te tjera si keto . Nje gazetar pyeti Ajshtajn , nese besonte ne zot , ai i pergjigjet ~ Me thoni se c'far kuptoni ju me Zot , dhe une do tju them nese besoj ne te ~. Dy njerez qe besojne ne zot , mund te mos kene te njejtin kuptim per te . Fjala , zot mund te coi , tek njeri dhe tek tjeteri , ne ide fare te ndryshme .- Jane 4 format e ekzistences se zotit . Prova klasike te ekzistences se zotit . Argumenti kozmologjik :Pse ka dicka , dhe jo asgje ?. Argumenti Teologjik :RRegulli i botes duhet te kete nje krijues te miresise , dhe inteligjence supreme . argumenti ontologjik apo apriori , une kam ide per nje qenie te persosur , por nese ai nuk do ekzistonte , nukse do te ishte i persosur . Si dhe se fundmi , pra , argumenti i peste :C'do gjallese ka nje sasi te madhe - shpirti- , e cila eshte plot e perplot me -informacion- , sot , te perhapur cep me cep te botes . Pra ky informacion , eshte vet Zoti . Une besoj kete te fundit . Pra , zoteri Kapexhiu , si mundet te na vertetoi se Krishti dhe Muhameti , jane Zota te mbi natyrshem , apo njerez te zakonshem -- nese kan ekzistuar -- qe kan trajtuar fene , sipas menyres se tyre . Nese llogjikisht , pranojme njeren nga 5 (pese) Argumentat , e ekzistences se zotit , a e permbush kushtin , te vritet (ekzekutohet) bashkebisedusi , vetem se beson ne nje variant tjeter , nga juai , apo nukse beson fare ?. Per sa , Krishti dhe Muhameti kan qen njerez te zakonshem , dhe jo vet Zoti --nese ka nje te tille -- atehere perse nuk u dashkan satirizuar , kur ne emer te tyre jane kryer dhe kryhen me qindera barbarizma nga me te pa besushmet , me djegie e prerie kokash !?!?. Zoteri Kapexhiu dhe kapexhinj te tjere , e keni teper te domosdoshme , emancipimin dhe civilizimin . Te besojme ne Zot , pra ne te pa njohuren , por pa patur sindromin e barbarise .

    Përgjigju
    • Profesori: 29/10/2020 13:11

      Pak më sintetik në mendim se të humbet filli pastaj. Shiko sa është ora në këtë moment ,shto edhe 6 për mua, hiq shumën fillestare pjestoje për dy dhe rezultati del 3. Hë po kësaj cfarë i thua.

  • Gege Kosova: 29/10/2020 09:12

    Nuk kuptoj,pse gjit he kjo perplasje e panatyrshme mes njerezve per Zotin krijuesin e tyre,apo shyenjtnite Krishin e Muhamedin,Kur ata,nuk jane prone e askujt, e me se paku e njeriu t tokesor, nuk kane as nevoje e as arsye te mbrohen nga te "pafuqishmit"

    Përgjigju
  • Ernesti: 29/10/2020 08:50

    Cfare e ben dicka "te shenjte". Nese kemi te ashtuquajturen "liri besimi", cdo gje qe na teket mund ta deklarojme "te shenjte". Si rrjedhim, sipas ketij, cdo krim i mundshem justifikohet nga "ofendimi i ndjeshmerive" personale. Ose jemi te lire, dhe si pasoje pranojme qe nuk e kemi te drejten te mos ofendohemi, ose pranojme nje here e mire qe nuk jemi te lire, dhe ne vend te nje diktature te centralizuar, jemi ne meshiren e mini-diktaturave te cdo te lajthituri qe nuk eshte dakord me menyren se si mendojme.

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 29/10/2020 08:35

    ha ha ha!! Bravo Bepin!! Ti do ta vrasesh!!!

    Përgjigju
    • Bepini: 29/10/2020 09:07

      E pse une?

  • Ateis: 29/10/2020 07:46

    Po ku u be i shenjte per ty o mavri me boje, u linde dhe jetove per gati 50 vjet si ateist dhe me pas njohe Muhamedin dhe u be i shenjte per ty?! Njerez te radikalizuar nga feja, m'i nxjerrin edhe per opinioniste ne TV.

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 29/10/2020 07:11

    Bujar Kapexhiu, * kur te ofenduan me nene e me babe, * kur te ndaluan fene dhe te ofendonin te gjithe Zotat dhe Besimet si obskurantiste duke shembur e perdhosur objektet e kultit dhe te artit fetar, * kur te kufizuan skajshem lirine dhe te ndeshkuan personalisht e familjarisht per Festivalin e 11-te, * pra kur te FYEN NE GJENE E SHENJTE, (thujase ne te gjitha gjerat e shenjta) * PERSE NUK VRAVE ? * Cfare te ben sot "trim" 76 vjecar e don te vrasesh apo te frymezosh te vrasin "per gjene e shenjte" ? * Kjo eshte AUTOKARIKATURA "EPITAFORE" qe i bere LIRISE TENDE SI PERSON DHE SI ARTIST KARIKATURIST (https://www.google.com/search?rlz=1C1SKPL_enDK417DK417&source=univ&tbm=isch&q=bujar+kapexhiu+karikatura&sa=X&ved=2ahUKEwi177SLktnsAhXM-ioKHZ2vAO0QjJkEegQIARAB&biw=1280&bih=869).

    Përgjigju
    • Festival: 30/10/2020 00:11

      Bravo fjale shume me vend. Ku ishin keta trimat me mjekra para vieve '90 ?????

  • Sidrit Golemi: 29/10/2020 05:15

    Bujar Kapexhiu, kur te ofenduan me nene e me babe, kur te ndaluan fene dhe te ofendonin te gjithe Zotat dhe Besimet si obskurantiste duke shembur e perdhosur objektet e kultit dhe te artit fetar, kur te kufizuan skajshem lirine dhe te ndeshkuan personalisht e familjarisht per Festivalin e 11-te, pra kur te FYEN NE GJENE E SHENJTE (pothuaj ne te gjitha gjerat te shenjta) perse nuk vrave? Cfare te ben sot "trim" 76 vjecar e don te vrasesh apo te frymezosh te vrasin "per gjene e shenjte"?

    Përgjigju
    • petrit: 29/10/2020 09:49

      Kur ishte i ri ,ju dhimbse koka, tani qe u plak deshiron qe te beje heroizma.Pleqeria ben shakara te hillura qe mos qofte.

    • Abc: 29/10/2020 08:53

      Te limte o Sindrit golemi me mire se kaq ske çi thua pseudointelektualit plak

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)