N​jë televizion lokal në Zvicër ka vendosur t’i transmetoj lajmet e incizuara të gjitha me Iphone. Televizioni Leman Bleu gjatë gjithë verës kishte pajisur secilin nga reporterët me një iphone 6 për të kapur dhe incizuar çdo lajm.

Ky televizion kishte marrë shembull nga shtetet skandinave dhe nuk ishte I pari që kishte përdorur këtë metodë,shkruan Newslab, transmeton Gazeta Express.

Drejtori Laurent Keller tha se është një metodë e mirë për të reduktuar kostot e prodhimit por edhe shumë efikas. Kurse sa i përket kualitetit Keller tha se çdo video është ndryshe por nuk është shumë më e dobët sesa kamera. Po ashtu sipas tij kjo është një metodë e mirë për televizionet lokale të cilat kanë transmetim për disa orë në ditë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)