NEW JERSEY - Një orgazëm i bën më mirë trurit sesa të ushtruarit në puzzle apo Sudoku, thotë Profesor Barry Komisaruk, një neuroshkencëtar në Universitetin Rutgers në New Jersey të SHBA.
Sipas profesorit ndjesia e orgazmës rrit aktivitetin tërësor të trurit, ndërsa puzzle dhe Sudoku aktivizon trurin në rajone të lokalizuara.
.”Gjatë orgazmës ne shohim një rritje të madhe të gjakut në tru. Në bindjen time, nuk ka asgjë që të jetë e keqe pasi e ushqen dhe e furnizon me gjak trurin.”- I ka thënë profesori The Time
Ndërkohë që ushtrimet mendore rrisin aktivitetin e trurit vetëm në zona të lokalizuara, orgazma e vë në lëvizje të gjithë trurin. Profesori arriti në këtë konkluzion pasi studio disa femra në laboratorin e tij në Departamentin e Psikologjisë.
Ai ka matur fluksin e gjakut në tru në momentin kur gratë arrinin në orgazëm.
72 vjeçari studion kënaqësitë seksuale të femrave që prej 1960. Fillimisht e nisi me minjtë, dhe më pas në 1980 eksperimentet i vazhdoi tek gratë.
Profesor Barry Komisaruk mendon se ka ende për të mësuar në lidhje me seksin.
“Ne virtualisht nuk dijmë asgjë për kënaqësinë. Është e rëndësishme të kuptojmë si e prodhon truri atë. Cila pjesë e trurit prodhon kaq kënaqësi intensive dhe a mund ta përdorim në një mënyrë tjetër.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com