Harry dhe Meghan humbin titujt, Pallati Mbretëror: T’iu kthejnë paratë e shpenzuara taksapaguesve

Harry dhe Meghan humbin titujt, Pallati Mbretëror: T’iu kthejnë paratë e shpenzuara taksapaguesve

Pas debateve për largimin e princit Harry dhe gruas së tij Megan Markel nga detyrat dhe përgjegjësitë mbretërore, kupola mbretërore ka vendosur që Duke dhe Dukesha e Sussex nuk do të përdorin më titujt "lartësi mbretërore" dhe do t’iu kthejnë mbrapa 2.4 milion paund taksapaguesve, para të cilat ata i shpenzuan për rinovimin e shtëpisë së tyre në Berkshire.

Buckingham Palace tha se Harry dhe Meghan do të pushojnë së qeni anëtarët e familjes mbretërore gjatë angazhimeve të tjera në pranverë. Ata do të njihen thjesht si Harry, Duke dhe Meghan, Dukesha e Sussex, dhe nuk do të përdoren më titujt Madhëria e tij apo e saj Mbretërore.

Në një deklaratë të saj Mbretëresha tha se: "Pas shumë muaj bisedash dhe diskutimesh më të fundit, unë jam e kënaqur që së bashku kemi gjetur një mënyrë konstruktive dhe mbështetëse për nipin tim dhe familjen e tij”, duke shtuar më tej se: “Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë anëtarët e dashur të familjes time.”

"Unë njoh sfidat që ata kanë përjetuar si rezultat i një kontrolli të mprehtë gjatë dy viteve të fundit dhe mbështes dëshirën e tyre për një jetë të pavarur. Dua t'i falënderoj për gjithë punën e tyre të përkushtuar në vend, Commonwealth dhe më gjerë, dhe jam veçanërisht krenare për atë se si Meghan është bërë kaq shpejt pjesë e familjes. Unë dhe gjithë familja ime shpresojmë që marrëveshja e sotme t’i lejojë ata të fillojnë ndërtimin e një jete të re të lumtur dhe paqësore”, ka përfunduar deklaratën e saj mbretëresha.

Përfundimisht Harry do të mbetet një princ dhe i gjashti pretendent për fronin britanik. Me tërheqjen nga detyrat mbretërore, ai pritet të vijoj jetesën duke u mbështetur mbi të ardhurat e tij financiare, megjithatë nuk do t’i mungojë edhe suporti i Princi i Wellsit. Ky i fundit, pritet t’i jap një shumë prej 21 milion paundësh si ndihmë financiare në vit.

Ndërkaq, mbetet ende e paqartë se çifti duhet të paguajnë vetë për sigurinë e tyre, apo do financohen nga familja mbretërore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 19/01/2020 14:10

    O hajdar nuk eshte seksiin komentesh per gjobat por per anetaret e familjes mbreterore ne UK.....ah ka ra nari ne smartphone

    Përgjigju
  • Sami kallami: 19/01/2020 06:31

    Po nqs nje aksident ndodh per faj te sinjalistikesrrugore. Ose te rrugeve skandaloze sa duhet te gjobitet ministria perkatse

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    13 Nëntor, 10:35

    Mendoni se Komisioni Hetimor për Shëndetësinë do të prodhojë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet i vdekur në Beograd një nga kritikët më të zëshëm të Vladimir Putinit

Gjendet i vdekur në Beograd një nga kritikët më të zëshëm të Vladimir Putinit