Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar hartën e plazheve të bregdetit shqiptar, duke i vlerësuar ato sipas cilësisë së tyre. Nga harta e publikuar mbi monitorimin e plazheve, bie në sy fakti se janë 53 plazhe me cilësi të shumë të mirë, në krahasim me 12 plazhet që janë vlerësuar me cilësi të keqe.
Nëse i referohemi hartës në fjalë, ku cilësia e plazheve korrespondon me ngjyrat përkatëse, blu për plazhet me cilësi shumë të mirë, jeshile për plazhet me cilësi të mirë, e verdhë për ata me cilësi të mjaftueshme dhe e kuqe për plazhet me cilësi të keqe, kuptojmë që plazhet në Shqipëri tashmë vlerësohen si shumë të mira, por pa përjashtuar edhe ato zona në të cilat ka ende problematika.
Këto të fundit janë evidentuar kryesisht në bregdetin e Durrësit dhe Durrës-Kavajë. Ato janë plazhet e njohura si Majami, Kompleksi Xhardino, Lokali Reshatit dhe Fusha e Sportit. Në zonën e Durrësit janë evidentuar dy plazhe të këqija: Ministria e Rendit dhe Tropikali. Në Vlorë janë evidentuar dy plazhe problematikë, Shkolla e Marinës dhe Plazhi i Ri. Dy plazhe të këqija janë evidentuar gjithashtu edhe në Sarandë, Plazhi i Ri dhe Kanali i Cukës.
Plazhet e mira dhe shumë të mira gjenden kryesisht në segmentet jugore dhe veriore të bregdetit. Që nga Velipoja, deri në Gjirin e Lalzit, sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedit, plazhet ofrojnë cilësi shumë të mirë. Cilësi shumë të mirë shfaqin edhe plazhet e Dhërmiut, Himarës e Borshit.
Nga një numërim referuar hartës së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit rezultojnë këto të dhëna.
53 plazhe me cilësi shumë të mirë
12. plazhe me cilësi të keqe
11 plazhe me cilësi të mirë
2 plazhe me cilësi të mjaftueshme
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.6%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1581
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Speciale/Motër Grazia, një Nënë Terezë e dytë në Fushë-Arrëz! Historia e misionares gjermane që kontribuoi më shumë se shteti për banorët
28 Dhjetor, 14:08
-
Shkodranët në Eurovizion, si u krijua dyshja fituese! Gjetën njëri tjetrin në facebook: E nisën me aheng tani mbajnë kupën e festivalit të 63-të
28 Dhjetor, 14:05
-
Xhaxhai i Assad-it arratiset për në Dubai, familjarë të tjerë arrestohen në Liban
28 Dhjetor, 14:00
-
E divorcuar, me një fëmijë dhe e famshme në Tiktok, kush është vajza që tradhtoi banorin e 'Big Brother VIP Albania 4'
28 Dhjetor, 13:56
-
'Nënën e kam nga Prishtina', Arda Turan zbulon rrënjët shqiptare
28 Dhjetor, 13:51
-
Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që luajnë ‘viktimën’ edhe kur kanë faj
28 Dhjetor, 13:47
-
Eduard Zaloshnja/ Sondazhi: 41.5 % e shqiptarëve mendim pozitiv për Ramën! Berisha vetëm 21. 4 %
28 Dhjetor, 13:34
-
Alen Sherri titullar, Asllani në stol! Serie A nis sot raundin e 18-të me katër duele
28 Dhjetor, 13:30
-
Kthimi i emigrantëve për Vitin e Ri, rëndohet trafiku në Vlorë
28 Dhjetor, 13:24
-
Kokaina nga Amerika Latine në Shqipëri në lëkurë gjedhësh, Apeli i GJKKO lë në fuqi ‘arrestin me burg’ për 10 anëtarët e grupit
28 Dhjetor, 13:23
-
Festat sjellin shqiptarët në atdhe! Rreth 5 mijë hyrje në pikën kufitare të Kapshticës! Punohet me kapacitete maksimale
28 Dhjetor, 13:09
-
Gëzuar, me valixhe në duar! Sa kushtojnë udhëtimet e fundvitit
28 Dhjetor, 13:07